Patrik Mur: “Sukseset dhe sfidat e Kosovës një vit pas pavarësisë”
INTERVISTA/ Flet analisti i njohur amerikan për çështjet e Ballkanit, me rastin e 1-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Kosova ka bërë shumë, por ka shumë për të bërë”. Kështu shprehet Patrik Mur, opinionisti i radios “Europa e Lirë” në një intervistë dhënë gazetares Mimoza Cika – Kelmendi për gazetën “Albania”. Komentatori i çështjeve ballkanike e konsideron sukses njohjen e pavarësisë nga 54 shtete, sipas të cilit, një pjesë janë aktorë të rëndësishëm në zhvillimin botëror. Por Beogradi ka ringjallur skemat e vjetra të kohës së Titos me disa shtete afrikane apo aziatike. Mur pohon se është më mirë për Serbinë dhe serbët që të heqin dorë nga Kosova dhe të integrohen, ndërsa vetë Brukseli duhet t’ia bëjë të qartë Beogradit perspektivën e tij europiane.
Zoti Mur, prej një viti Kosova është një shtet i pavarur, i njohur si i tillë deri tani vetëm nga 54 shtete. Në mesin e tyre janë shumica shtete të BE-së, por edhe shume pak shtete islamike. Si e vlerësoni ju këtë bilanc?
Mund të thuhet “vetëm 54 shtete”, por në mesin e këtyre shteteve janë partnerët më të rëndësishëm për Kosovën, për demokracinë më të re të Europës. Në mesin e këtyre shteteve janë pothuajse të gjitha demokracitë më me përvojë dhe më të pasura të Europës, të Amerikës dhe të Azisë. Shumica e shteteve të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, kanë frikë, si të thuash, nga lëvizjet “separatiste”, ose nga minoritetet e veta. Këto shtete janë Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja. Greqia dhe (Qiproja) që qëmoti kanë marrëdhënie të ngushta me Serbinë, kështu që pozicionimi i tyre i tanishëm nuk është ndonjë risi.
Sa i përket botës islame; me 18 shkurt 2008, ditën e parë të Pavarësisë, shtatë vende e kanë njohur Kosovën në aspektin diplomatik; në mesin e të cilave janë dy janë shtete islamike, Turqia dhe Afganistani. Më vonë, më 14 tetor, Kosovën e kanë njohur dy shtete të fuqishme islamike të Azisë, dhe këto janë; Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Malajzia. Për shtetin më të ri të Ballkanit, rol me rëndësi luan njohja nga Turqia.
Ne nuk duhet të harrojmë se e ashtuquajtura "Jugosllavia socialiste" kishte shumë kontakte me shumë shtete të ashtuquajtura "të painkuadruara" të Afrikës, Azisë dhe të Amerikës Latine. Jugosllavia, nën udhëheqjen e Titos, ishte njëri nga tre ose katër shtetet që kanë themeluar atë Lëvizje në vitin 1955. Të tjerat ishin India, Indonezia dhe pak më vonë Gana. Beogradi po di t’i shfrytëzojë kontaktet e vjetra.
Nëse keni parasysh zhvillimin e këtij viti; fillimin e angazhimit të misionit
EULEX, themelimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, të Gjykatës Kushtetues, bile, edhe të një shërbimi sekret, a mendoni se Kosova i ka vënë bazat e një shteti?
Kosova vërtet ka arritur shumë brenda vitit, ashtu siç i numëruat edhe ju. Por ka edhe shumë për të bërë. Siç thuhet, nuk ndërtohet një shtet i ri brenda një nate. Do të duhet edhe ca kohë derisa të ndërtohen të gjitha institucionet. Akoma më shumë do të zgjasë kjo deri sa ato të funksionojnë siç duhet.
Para se gjithash, ka mungesë kuadrosh dhe përvoje dhe për këtë duhet kohë që të funksionojë shteti siç duhet. Në vitet 1947-1948 Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar me një program të madh rindërtimi të Europës, i quajtur plani “Marshall”. Rusët ua patën ndaluar shteteve të Europës Lindore që të merrnin pjesë në atë plan, kështu që plani “Marshall” ishte i pranishëm vetëm në Europën Perëndimore. Dhe brenda disa viteve qe i suksesshëm, me gjithë dëmet e mëdha të Luftës, ngaqë kishte edhe njerëz të përgatitur, përveç të hollave dhe ideve. Në Gjermani kishte njerëz, të cilët dinin se si funksionon një rrjet i komplikuar hekurudhor. Në Belgjikë kishte kuadro me përvojë në bursa dhe gjyqtarë të aftë. Në Francë kishte mjeshtër të klasit të parë për ndërtimin e koncerneve të prodhimit të automjeteve dhe diplomatë të sprovuar. Në Kosovë mungojnë tani të tillë kuadro. Këta nuk mund të përgatiten brenda natës. Duhet kohë dhe durim; – dhe punë me përkushtim.
A e rrezikon ndërtimin e shtetit të Kosovës gjendja në Veri të vendit?
Situata në Veri e bën gjendjen e Kosovës të komplikuar, por jo katastrofale. E para, që nga fillimi dihej se serbët atje nuk do ta pranonin pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu, dihej se Beogradi për këtë do ta manipulonte gjithë popullsinë serbe. Beogradi po vazhdon të përkrahë udhëheqjen serbe në Veri me të holla, këshilla dhe libra shkollorë. Nuk duhet harruar se një politikë e tillë serbe po e komplikon gjendjen e mbi 60 për qind të serbëve në Kosovë. Këta serbë nuk jetojnë në Veri, por në enklava, gjithandej Kosovës.
E dyta, pak pas shpalljes se pavarësisë ndodhën trazira të dhunshme të serbëve në Veri, në kufirin me Serbinë, por vërtet vetëm atje, dhe jo nga shqiptarët. Ministri serb i Mbrojtjes e pati fajësuar atëherë kryeministrin serb, Vojisllav Koshtunica dhe ministrin e tij për Kosovën, se ishin prapa atyre trazirave të dhunshme. Nga vera, qëkur nuk është më në pushtet Koshtunica, gjendja është qetësuar në mënyrë të dukshme.
Tadiçi, tha para disa ditësh se Serbia nuk do ta pengojë Kosovën që të anëtarësohet në institucionet financiare ndërkombëtare, por se nuk do ta njohë asnjëherë pavarësinë e saj. Ai deklaroi se ky rajon është djepi kombëtar i serbëve. A ka ndonjë peshë ky qëndrim ekstrem i Beogradit ndaj Prishtinës dhe sa ndikon ky qëndrim në zhvillimet e brendshme në Kosovë dhe pozicionimin ndërkombëtar ndaj saj, tani, një vit pas shpalljes se pavarësisë?
Politikanët dhe nacionalistët serbë flasin shumë për Kosovën si djep i kulturës nacionale serbe, por e vërteta është se vetëm 20 për qind e serbëve e kanë vizituar si turistë ndonjëherë Kosovën, kur i kishin mundësitë. Kjo tregon se çfarë rëndësie ka Kosova për qytetarin e thjeshtë serb. Për qytetarin e thjeshtë serb është me rëndësi puna, mirëqenia dhe shkollat e spitalet e mira. Politikanët po e shfrytëzojnë çështjen e Kosovës, por nacionalizmi nuk mund të hahet.
Tadiç shpalli qëndrimet e tij për Kosovën pas vizitës në Beograd të Komisionerit për Zgjerimin të BE-së, Oli Ren. Më herët, politikanët serbë nuk ishin kaq të arsyeshëm në lidhje me Kosovën përsa i përket anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare. Diçka ka lëvizur nga vendi. Kjo dëshmon se Brukseli është në gjendje që të influencojë politikanët e arsyeshëm serbë në drejtimin e duhur. Kjo është me rëndësi, jo vetëm përsa i përket politikës serbe ndaj Kosovës, drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, por edhe sa i përket vet përzierës se brendshme serbe në Kosovë. Serbët e Kosovës, më në fund, duhet të shohin se e ardhmja e tyre është me Prishtinën dhe jo me Beogradin. Edhe Beogradi duhet të kuptojë, se ndërhyrja e tij në punët e brendshme të Kosovës është vetëm një qorrsokak për vetë Serbinë dhe prandaj kjo rrugë nuk do ta çojë atë në BE.
Kryeministri Hashim Thaçi po e vlerëson këtë politikë si politikë shoviniste të Beogradit. A ka të drejtë Thaçi me këtë vlerësim?
Nuk është vetëm shoviniste, por edhe cinike dhe oportuniste. Shumë politikanë, si Koshtunica, po përpiqen të spostojnë vëmendjen e popullsisë serbe nga realiteti i keq me të tilla parulla nacionaliste e angazhime. Të tillë politikan mbajnë shumë fjalime të ngjashme mbi Kosovën, por nuk e kanë fare ide konkrete se si mund t’i sigurohet qytetarit serb një jetë normale. Edhe shumë njerëz afër Tomisllav Nikoliqit dhe Partisë së tij të re Përparimtare e dinë se shumicës serbe më shumë iu intereson gjendja e mirë e tyre sesa Kosova.
Sikur ekziston përshtypja se edhe një vit pas shpalljes se pavarësisë, nuk janë të gjitha kompetencat në duart e kosovarëve. Sipas mendimit tuaj, a është kjo e vërtetë?
Së pari, dëshiroj të them se ne po flasim për kompetencat civile dhe jo për ato ushtarake. NATO dhe KFOR-i do të qëndrojnë si faktorë mbrojtës ushtarakë dhe janë pothuajse për të gjithë kosovarët të mirëseardhur. Përderisa NATO dhe SHBA-të janë prezente, revanshistët serbë nuk kanë ndonjë shans. Dhe këtë e di secili në Kosovë.
Por, po ashtu, secili e dinte që nga fillimi se shumë kompetenca civile, edhe për një kohë, do të jenë në duart e të huajve, para se gjithash, në duart e BE-së. Kjo ka të bëjë sidomos më çështjen e jurisprundencës, të minoriteteve, të Policisë dhe të sigurisë. Për këtë arsye, EULEX-i është aty që të kontrollojë këto çështje dhe të përgatisë personelin e duhur vendor. Këto të gjitha kanë qenë të propozuara nga Marti Ahtisari në Planin e tij në vitin 2007. Sipas Kushtetutës se Kosovës, për këto nuk ka dilema.
Se a do jetë kjo një gjë e mirë, do ta shohim. Shumë kosovarë e thonë këtë hapur, ose jo; vlerësojnë pushtetin e të huajve te UNMIK-u dhe EULEX-i si kolonialist; si një pushtet i pushtuesve. Kosovarët, megjithatë, po e pranojnë prezencën e të huajve si çmim për pavarësinë e tyre. Kjo është e qartë për secilin, sidomos që nga Plani i Ahtisarit.
UNMIK-u, tani edhe EULEX-i, bartin me vete shumë probleme për kosovarët. Të huajt paguhen shumë mirë dhe shumë nga ata kanë pak interesa që ta përfundojnë mirë punën e tyre dhe të shkojnë sa më parë në shtëpitë e tyre. Kosovarët që punojnë për të huajt paguhen më mirë sesa shumica e bashkatdhetarëve të tyre. Kjo po shkakton çrregullime në ekonominë e vendit. Për shembull, një shofer kosovar i angazhuar tek të huajt paguhet dyfish më mirë sesa një profesor në universitet.
Ekzistojnë edhe probleme të tjera. Korrupsioni i të huajve nuk është diçka e re. UNMIK-u po zvogëlohet, por EULEX-i është i madh dhe do rritet edhe më shumë. Konfliktet brutale në mes të këtyre dy organizatave të komplikuara dhe brenda burokracisë se EULEX-it janë tashmë të njohura. Por, të huajt janë në Kosovë që të japin këshilla dhe që të aftësojnë profesionalistët. Ata vetë do të duhej të ishin shembull i mirë.
Fatkeqësisht, ndonjëherë, krijohet përshtypja për ndonjë të huaj se ata vërtetë po ndihen si kolonialistë. Në fund të 2008-ës organet kosovare të sigurisë arrestuan 3 gjermanë, të cilët ishin pjesëtarë të shërbimit sekret gjermanë. Historia e asaj ngjarjeje ishte tepër e komplikuar dhe shumëçka vazhdon të mbetet e paqartë dhe e fshehtë. Gjithsesi, rasti ishte një skandal për shërbimin gjerman dhe jo për qeverinë e Kosovës. Por mua ende vazhdon të më hidhërojë toni i shumë mediave gjermane kur shkruanin e flisnin për këtë rast. Shumë gazetarë e komentatorë gjermanë shfaqën hidhërimin e tyre, se përse organet kosovare arrestuan dhe mbajtën në burg gjermanë, sikur ata të kishin të drejta të veçanta në Kosovë. Kjo nuk është korrekte. Të huajt janë mysafirë dhe jo zot shtëpie.
Zoti Mur, edhe sa kohë do të zgjasë konflikti rreth Mitrovicës? Pra kur do të qetësohet kjo “mollë sherri”?
Mitrovica vazhdon të jetë problematike, përderisa popullsia serbe aty orientohet drejt Beogradit e jo drejt Prishtinës. Dhe serbët në Veri do të vazhdojnë të orientohen drejt Beogradit derisa qeveria serbe të vazhdojë të përzihet në punët e brendshme të Kosovës.
BE-ja duhet t’ia bëjë të qartë Beogradit se Serbia përfundimisht duhet t’i lërë të qetë fqinjët e saj, nëse dëshiron anëtarësimin në BE. Luftërat në Kroaci, Bosnjë e Kosovës kishin të paktën një gjë të përbashkët: serbët e atyshëm nuk mund të merrnin me mend se mund të jetonin paqësisht e të kënaqur si pakicë kombëtare në një shtet të cilin ata nuk do ta kontrollonin më. Politikanët në Beograd e kanë nxitur në mënyrë cinike frikën e serbëve jashtë kufijve të Serbisë. Kjo tani, përfundimisht, duhet të ndërpritet.
Ende pa u formuar mirë si shtet, Kosova po kritikohet si një vend me korrupsion të lartë. Sa i dëmshëm është ky imazh për të ardhmen e vendit dhe dëshirën për t’u anëtarësuar në BE dhe NATO?
Korrupsioni është një problem i madh; dhe këtë e di secili. Gjatë muajve para shpalljes se pavarësisë dhe Kushtetutës në vitin 2008 shumë politikanë u shfaqen dhe u treguan shumë të disiplinuar dhe të përkushtuar ndaj qëllimeve madhore. Edhe tani, ata duhet të vazhdojnë të jenë konsekuent dhe patriotë kundër korrupsionit. Është mëse e vërtetë se korrupsioni në shtetet fqinjë të imponohet edhe në shtëpinë tende. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Serbinë, Shqipërinë ose Maqedoninë, por edhe me Rumaninë dhe Bullgarinë, të cilat tashmë janë në BE. Por kjo për organet në Kosovë nuk duhet të jetë arsyetim shfajësues. Autoriteti i Shtetit është në pyetje.
Intervistoi: Mimoza Cika - Kelmendi
17 Shkurt 2009