E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hajrie Hasani, djali im është 15 vjeç, nuk ka celular

19/03/2005  Ndërsa Ardian Llapushi dhe kunati i tij, Elvis Perthi, u vunë në pranga në Tiranë, Mario Hasani i provoi ato në Lushnjë, pasi la orën e mësimit. Nëna e Marios, Hajrie Hasani, tha dje se tre civilë shkuan në shkollë dhe e nxorën djalin nga ora e mësimit. Civilët i kërkuan mësuesit se do të bënin një sqarim me Marion dhe më pas do ta kthenin përsëri. Fillimisht, Mario shoqërohet në komisariatin e Lushnjës dhe më pas dërgohet në Tiranë. Nëna e Marios, 15-vjeçarit, tha dje se djali i saj nuk ka patur fare celular, e jo më të ketë dijeni për personin e vrarë te "Don Bosko". Kundër veprimeve të policisë folën edhe motrat e të pandehurit Ardian Llapushi. Ato thanë dje se vëllai i tyre ka punuar në Greqi dhe tashmë jeton me prindërit dhe gruan, duke e përjashtuar nga çfarëdolloj ngjarjeje. Sipas motrave të Llapushit, policia nuk mund të fusë në burg persona të pafajshëm vetëm se kanë në celular një numër anonim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›