Mbrojtja e Altin Arapit kundërshton provat e akuzës

19/03/2005 Javën e ardhshme Gjykata merr vendimet për të pandehurit
TIRANË – Mbrojtja e të pandehurit Altin Arapi, akuzuar për vrasjen e shoferit të Kryeprokurorit Theodori Sollaku, kanë hedhur poshtë me argumentet e tyre të gjitha provat e akuzës. Mbrojtja e quajti absurditet kërkesën e prokurorit për dënimin e Arapit me burgim të përjetshëm. Sipas avokatit Dylber Mani, klienti i tij nuk është autor i vrasjes së Genci Sinës, pasi nuk ka patur asnjë arsye për të bërë një veprim të tillë. Ndërsa nuk ka kundërshtuar mundësinë e të qenit në makinë, avokatët kanë argumentuar një për një të gjitha provat, duke i quajtur ato të falsifikuara dhe të fabrikuara nga zyrat e Prokurorisë.
Gjurma
Mani e quajti të manipuluar gjurmën e gishtit të të pandehurit Altin Arapi. Ashtu sikurse ka deklaruar edhe në seancat e mëparshme gjyqësore, këtë proces, Mani e quajti politik, duke i dhënë mbështetje vendimit të marrë nga drejtësia belge. Edhe ngatërresat me numrat e telefonit, sipas mbrojtjes, kanë qenë dështim i akuzës, ashtu sikurse ka qenë edhe dëshmia e gruas së Kryeprokurorit. Ndërkohë që ka kundërshtuar të gjitha provat e akuzës, mbrojtja ka bërë analizën e veprimeve të autorit të ngjarjes me detaje. Pra, Mani nuk ka qenë dakord me pretendimin e akuzës, se autori i vrasjes ka hapur derën e taksisë. Sipas Manit, autori nuk kishte pse të hapte derën e taksisë, por mund ta qëllonte shoferin nëpërmjet xhamit. Në këtë rast, Mani pretendoi se gjurma e gishtit e gjetur në makinën e shoferit të vrarë, nuk është e Arapit. Prokuroria, sipas avokatit, nuk ka punuar dhe në këto kushte ajo nuk mund të dënojë me burgim të përjetshëm një të pafajshëm.
Dëshmia
E vetmja provë që avokati përmendi se implikon klientin e tij, është dëshmia e Sollakut. Ndërkohë që nuk e mori të mirëqenë gjurmën e gishtit, që, sipas ekspertëve, i përket Altin Arapit. Juristi kundërshtoi mënyrën e marrjes së gjurmës së gishtit në Belgjikë nga Interpoli, duke i vënë një pikë dyshimi kësaj prove. Përfundimet e Prokurorisë i kundërshtuan dje edhe avokatët mbrojtës të Imelda Tashos. Ata e përjashtuan kategorikisht pjesëmarrjen e Tashos në këtë histori. Jo vetëm kaq, por, sipas avokatëve, Tasho është e fejuara e Altin Arapit dhe në këto kushte ajo nuk është e detyruar të japë shpjegime për veprimet që mund të ketë bërë ai. Vendimi për Imelda Tashon dhe Altin Arapin do të jepen javën që vjen, në datën 24 mars.