Hakerat shqiptarë vjedhin 2 milionë euro me karta false VIZA dhe MASTERCARD
“Matrix 4”, pranga 17 superhajdutëve falsifikatorë të kartave të kreditit
Tiranë – Shqipëria përmendet për herë të parë për një ngjarje të pazakontë, atë të vjedhjes së bankave me karta false, që cilësohet si një nga krimet më të sofistikuara, problem në disa vende të Europës Lindore, por edhe më gjerë. Një organizatë kriminale është arrestuar dy ditë më parë nga policia, pasi rezulton të kenë vjedhur me anë të kartave false të kreditit rreth 2 milionë euro nga llogaritë bankare të disa bankave. Pas denoncimit të bërë nga Banka Amerikane e Shqipërisë nëntorin e vitit të kaluar se në disa bankomate të kësaj banke është konstatuar bllokimi automatik i kartave plastike, ku është tentuar tërheqja e parave të disa llogarive të depozituara në emër të personave të ndryshëm, kryesisht shtetas të huaj, policia nisi menjëherë hetimet, pasi pa se në 20 ditët në vazhdim u bënë të njëjtat denoncime nga një sërë bankash të tjera si, Raiffeisen, ProCredit, Banka Tirana, Banka Tregtare dhe të tjera. Sipas policisë, deri tani numërohen të paktën 400 raste, nga të cilat 272 në Tiranë dhe 128 në qytetet Durrës, Fier, Vlorë, Kavajë etj., ku vidheshin llogaritë bankare të shtetasve të huaj, rezidentë në Europë, Kanada e Angli. Ndërkohë që vlerat e konsiderueshme monetare në lekë dhe valutë janë përdorur pjesërisht në blerje të sendeve me vlerë si, argjendari, automjete luksoze të prodhimeve të fundit, aksesorë të ndryshëm në qendra biznesi në Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi e Kosovë.
Hetimi
Pas një hetimi 8-mujor, nën drejtimin e Task-Forcës së Krimit Financiar dhe Korrupsionit, duke përdorur metodat speciale të hetimit, u realizua arrestimi i 17 personave, të cilët në mënyrë të strukturuar kryenin aktivitetin kriminal të vjedhjes së bankomateve, në orë të ndryshme të ditës dhe të natës, në qytete të ndryshme të vendit. Vetëm Policia e Tiranës ka angazhuar rreth 30 agjentë në hetimin e çështjes, ndërsa dhjetëra të tjerë janë angazhuar në qytetet të tjera të vendit. Lodhja e muajve të tërë është finalizuar me operacionin “Matrix 4”. Agjentët antikrim madje kanë mundur të gjejnë edhe mënyrën e vjedhjes së llogarive bankare. Sipas tyre, organizata klononte kartat e kreditit VIZA dhe MASTERCARD me informacionet e personalizuara të personave të tretë, shtetasit në fjalë kanë mundur të sigurojnë në mënyrë të paligjshme kryerjen e një sërë transaksionesh financiare, ku përfshihet një vlerë shumë e konsiderueshme, e cila do të konkludohet në përfundimin e hetimeve.
Vjedhja
Endrit Gjergjani, që konsiderohet edhe kreu i organizatës kriminale, nëpërmjet një pajisjeje elektronike të sofistikuar, tashmë të sekuestruar, ka arritur të klonojë karta krediti me informacione të personalizuara, të blera nga hakera kompjuterike në internet, duke bërë të mundur vjedhjen e shumë llogarive bankare të shtetasve të huaj. Këto karta me shirit magnetik të përdorshme në vendin tonë ua shpërndante pjesëtarëve të grupit, mes të cilëve edhe punonjës të bankave të dëmtuara. Në këtë mënyrë është bërë e mundur tërheqja nëpër bankomate e vlerave të konsiderueshme monetare, në lekë dhe valutë, pjesë e të cilave është shpenzuar në blerje të sendeve me vlerë, si argjendari, automjete luksoze të prodhimeve të fundit, aksesorë të ndryshëm, në qendra biznesi në Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi e Kosovë.
Personat e arrestuar akuzohen për veprat penale të “vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit”, “sigurimi i mjeteve për vjedhje” dhe “falsifikimi i letrave me vlerë” të kryera në bashkëpunim. Gjatë shoqërimit dhe kontrolleve të banesave të anëtarëve të organizatës u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale mjete dhe pajisje që i përdornin për realizimin e vjedhjeve kolosale.
Të arrestuarit
Kreu i organizatës
1. Endit Anil Gjergjani (Laro), 19 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, student i Universitetit Kristal, Dega Juridik
Anëtarë
2. Anil Shkëlqim Gjergjani, 47 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, babai i Endit Gjergjanit
3. Kreshnik Nush Luka, 23 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, student në Universitetin e Kamzës
4. Ledjo Anasatas Doko, 19 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, me arsim të mesëm
5. Enea Tomorr Çela, 18 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, student
6. Endri Eduart Mezuraj, 19 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, me arsim të mesëm, student
7. Besford Ylli Puka, 27 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me arsim të mesëm
8. Seid Ali Mollaj, 23 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, me profesion inxhinier elektronik, punësuar në sektorin privat
9. Fatmir Hysen Borshi, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, rruga “Muhamet Gjollesha”, student në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Dega Anglisht
10. Rei Alfred Karapici, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Njësia Bashkiake Nr. 5 Tiranë, rruga “Komuna e Parisit”, me arsim të mesëm
11. Redi Spiro Çekani, 19 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë, student
12. Blerim Hamit Abazi, 24 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Derven, Krujë, me arsim 8 klasë, i papunë, i padënuar më parë
13. Flamur Hamit Gashi, 28 vjeç, me arsim 8 klasë, me aktivitet privat, me banim në Derven, Fushë-Krujë, vëllai i Blerim Abazit
14. Indrit Rrahim Abazi, 23 vjeç, lindur dhe banues në Derven, Fushë-Krujë, me arsim të mesëm, i martuar
15. Alban Piro Bari, 27 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, student
16. Klodian Ferdinand Terolli, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, student në Universitetin “UFO”, i padënuar
17. Fatmir Ded Kolmarku, 32 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, me arsim 8 klasë, i papunë
Pajisjet e sekuestruara
1. Pajisje elektronike për klonimin e kartave me shirit magnetik
2. Një sasi kartash me shirit magnetik të mbushura
3. Kompjuter laptop dhe kompjuterë të zakonshëm copë 6 (gjashtë)
4. Dokumente bankare për pajisje me karta krediti
5. Automjete prodhim të viteve të fundit, copë 5
6. Aparate telefoni celularë me karta të kompanive Vodafone dhe AMC, copë 60 (gjashtëdhjetë)
7. Certifikata të ndryshme
8. CD, flesh, në sasi të konsiderueshme
9. Disa doza lëndë narkotike, hashash dhe heroinë
5 Korrik 2008