Çmimi i naftës vazhdon drejt rritjes
Çmimi i naftës në vend sa vjen dhe shtrenjtohet edhe më shumë.
Çmimi i një litri naftë po i afrohet 170 lekëve. Shkak për këtë është rritja e arit në zi në bursat ndërkombëtare. Çmimi i naftës ka kaluar edhe çmimin e benzinës. Importuesit e karburanteve shprehen se në tregun e brendshëm po reflektohen çmimet e tregut ndërkombëtar dhe se ata po mbajnë marzhe tepër të ulëta fitimi. Luhatjet e çmimit të karburanteve në tregun ndërkombëtar reflektohen menjëherë në tregun vendas, kjo për vetë konjukturën që ka tregu, ku mbi 80 për qind të nevojave të vendit për karburant plotësohen nga importi. Duke qenë se çmimi i arit të zi sa vjen dhe ulet, importuesit i kanë kërkuar qeverisë që t'i lehtësojë disi nga barra fiskale, në mënyrë që kjo rritje çmimesh të përcillet sa më pak te konsumatorët.