E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramës i ka humbur çifuti!

Ylli Dylgjeri 

Që nga 15 marsi, pra nga koha e tragjedisë së Gërdecit, një figurë këshillonjëse me famë ka marrë "arratinë" dhe gjendet në "vende të fshehta". Herë pas here shfaqej në mjediset publike apo në PS, por pastaj u zhduk. Ky njeri quhet Daniel Odescalchi Thuhej vesh më vesh nga speciet e politikës së re: "Pa diturinë e çifutit, Edi mbetej s'Edi". E kuptoj shqetësimin ...e Ramës për ta mbajtur të fshehur në pjesën më të madhe të kohës këshillonjësin e tij Daniel... Por, kjo nuk do të thotë humbje e maturisë dhe kalim në nervozizëm. Dje në intervistën Tuaj në gazetën "Shqip" e kishit humbur fare fiqirin zoti Rama. Kishe dalldisur si njëherë e qëmoti kur dilje jashtë nga loja e basketbollit, me 5 personale.
Mendoj se është simbolikisht e rëndësishme që zoti Daniel t'i kthehet jetës dhe rutinës normale në vendbanimin e ri në Tiranë, pranë jush, përpara se ju t'i dilni duarve me intervista gjaknxehta. Një bashkëkombës i këshillonjësit Tuaj, politologu izraelit Jaron Ezrahi, thoshte diku në një libër: "Sa herë që eci nëpër Jeruzalem, e di se pranë meje mund të shpërthejë ndonjë makinë. Por vazhdoj të dal, sepse një jetë që nuk e afirmon veten nuk është jetë...". E afirmuat përsëri keq veten zoti Rama. Shpërthyet si makinat në Jeruzalem! Kujdes, zoti Gramoz Ruçi sapo ka bërë thirrje me porosi për bashkimin e të majtës! Atëherë, kush po tallet me të majtën dhe me rekomandimet e ndërkombëtarëve. Ju apo zoti Ruçi? Me këtë rast po Ju sjell edhe të falat nga Brukseli. Z.Martin Shultz po pyet për sjelljen Tuaj. Pas kësaj interviste duhet të zgjedhim përsëri: Sherr apo paqe!
Po t'i hyjmë analizës së intervistës Tuaj, ajo përsëri kërkon sherr? Deklarime si ato të Tuat nuk gjenden në dynjanë përtej të majtës e të djathtës. …"Ndoshta një konsultim paraprak e transparent i Presidentit të Republikës, jo për emrat po për synimet e kriteret e përzgjedhjes, jo vetëm me përfaqësuesit e partive parlamentare po dhe me botën e gjyqësorit shqiptar siç po ndodh aktualisht, e madje edhe me ekspertët ndërkombëtarë që asistojnë reformën në drejtësi, mund ta kishin lehtësuar këtë proces përpara paraqitjes së dekreteve të rrëzuara", thoni Ju, në intervistën në "Shqip". Ku ishe ti Adam? Tani, pas rrëzimit të dekreteve të votuara po nga PS po kërkon konsultime? Po për ndryshimet që ju bënë Kushtetutës më 21 Prill me "emergjencë demokratike" e pa transparencë, a nuk kishte nevojë për konsultime të gjera paraprake? I vetmi aspekt që na ngushëllon pakëz në këtë shfaqen Tuaj mediatike të "trishtuar" është se, ndërkohë që kodoshllëku rritet, qëndrimi i publikut ndaj politikanëve ka shkuar poshtë e më poshtë. Po të kujtoj një shembull: Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kryeministri i Britanisë, Winston Churchill, u këshillua nga një koleg i tij në Parlament "ta mbante njërin vesh ngjitur me tokën". Ai iu përgjigj, duke vërejtur se "kombi britanik do ta kishte tepër të vështirë t'i shihte liderët e tij të shtrirë në atë pozicion". Për Ju zoti Rama e për ndonjë tjetër pranë Jush nuk do të na vinte aspak turp po ta bëje një veprim të tillë. Të kemi parë edhe më keq gjatë sfilatës tënde politike. Po kjo nuk është ajo çka nënkupton demokracia.
Pyetje me stil e Shqip:
Ju në krye të së majtës keni sjellë një stil të ri në të bërit opozitë. Ndryshe nga më parë kemi parë pakicën parlamentare që inicion reformat madhore e kërkon konsensus. Kujtoj këtu ftesën tuaj të hershme publike për reformat e mëdha, dy a tri letra publike në adresë të Kryeministrit, angazhimin gjithashtu publik për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore para Samitit të Bukureshtit. Apo funksionon kjo mënyrë zoti Rama?
Përgjigje pa stil e Ramës:
"Padyshim mund të funksiononte shumë më mirë në rast se pala tjetër do të kishte vizionin tonë europianizues dhe vetëdijen tonë shtet ndërtuese…"
Por situata në fakt është më keq, është në krizë. Dhe Ju jeni edhe bashkëfajtor në shkatërrimin e kapaciteteve institucionale. Që administrata publike është e dobët apo e dështuar është edhe shkaku i qëndrimit tuaj politik. Ju nuk arritët asnjë marrëveshje në këtë drejtim me PD. Që të identifikohen, dukuritë e reja kërkojnë edhe emra të rinj. Natyrisht, fati i njeriut është të ecë përpara, të mos qëndrojë në vend, aq më pak të shkojë mbrapa. Po "përpara" dhe "mbrapa" lidhur me ç'pikë referimi zoti Rama? Ju stilin e ri në PS, përsëri me kontingjentet e djeshme po e zhvilloni. A nuk ngarkuat z.Islami për reformën zgjedhore? A nuk keni ngarkuar z.Xhafa për Kodin Zgjedhor? A nuk caktuat zotin Ruçi për të na bërë thirrje për bashkim? Në zonën ku banoj, ka mbi 10 vjet që koordinon Partinë Socialiste z.Ermelinda Meksi dhe prej tetë vitesh është deputet zoti Musa Ulqini? Aktorët politikë janë po ato. Ku është stili i ri? Siç duket e keni fjalën për vete. Po! Atëherë, Ju po vuani nga një sëmundje politike. Sipas profesorit të shkencës politike Giovani Sartori quhet: Novitizëm! Citoj: "Termi novitizëm është ankthi i të qenit i ri me çdo kusht, me çdo çmim". Prandaj edhe jeni "përtej moralit" dhe "përtej kulturës". Novitizmi lulëzon në injorancë, ai përbuz mundimin e përulur të të provuarit e të të riprovuarit dhe shpërblen teprimin. Është një recetë gati e pagabueshme për të pësuar disfatë". Prandaj mos u vono më zoti Rama. Gjej çifutin...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›