Santareli me stil “Ferili”: “Zhvishem nudo nëse fiton Italia”
“Nëse Italia fiton kundër Rumanisë, do të zhvishem në Bari direkt në kanalin MTV”. Ky është premtimi i bërë nga Elena Santarelit, moderatoret së programit “Total Request Live", gjatë një transmerimit të programit popullor italian të “Mtv-së.
Bukuroshet italianë nuk dinë si të frymëzojnë lojtarët e tyre për të fituar ndeshjen e radhës, pas atij zhgënjimi total me Holandën. Ndeshje kundër Rumanisë është vendimtare për të kaluar fazën e grupeve dhe Elena dëshiron të japë në mënyrën e saj kontributin, duke premtuar se do të zhvishet në sy të pranishme në Bari e miliona të tjerëve që do ta ndjekin spektaklin nga televizioni. Kështu, nëse Italia fiton me Rumaninë, më 17 qershor (ora 19:00), biondja e ëndërruar nga mijëra meshkuj do të zhvishet. Europiani i futbollit përjeton ethet e skuadrave, një tjetër “pararel” po zhvillohet jo në fushën e gjelbër, por në rërën e detit. Edhe protagonistët nuk janë të njëjtë. Nga njëra anë protagonistët e topit luftojnë për të shënuar gol, nga ana tjetër modele fantastike me bikini, të cilat zbresin në fushë për të mbrojtur ngjyrat e kombeve të tyre për një sfide nga gjuajtjet e penalltive. Tej atij zyrtarit, Euro 2008, një tjetër Euro 2008, sigurisht më pak spekatolar, por më tërheqës po zhvillohet në futbollin e rërës. Bëhet fjalë për “Hot Shots 2008”, një turne futolli në rërë për femrat. Kampionati i tyre zhvillohet afërsisht me kalendarin e Kampionatit Europian.
KËSHILLA E XOFIT
Ish-trajneri i Italisë, Dino Xof, pohoi se tekniku i aktual i “Axurrëve”, Roberto Donadoni e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë. Italia humbi 3-0 me Holandën dhe shtypi vendas nuk e kurseu trajnerin. “Kur humbet, - shpjegoi Xof, - kritikat janë të rënda, por kjo është në logjikën e gjërave”. Sipas Xof, Donadoni nuk kishte bërë asgjë të gabuar. “Presioni ishte i madh. Të gjithë e konsideronin një shëtitje ndeshjen kundër Holandës”. Trajneri i Italisë, Roberto Donadoni, parashikohet të bëjë ndryshime pas humbjes 3-0 me Holandën në ndeshjen e parë. Xhorxho Kielini mund të zëvendësojë Marko Materacin në qendër të mbrojtjes, Fabio Groso do të luajë në majtë dhe Xhanluka Zambrota në të djathtë. Mesfushori Daniele de Rosi dhe sulmuesi Alesandro del Piero priten të jenë në formacionin startues. Trajneri Roberto Donadoni mund të hedhë në fushë edhe Antonio Kasano, i cili ashtu si Del Piero, bëri në përshtypje të mirë pasi u fut në lojë si zëvendësues. Antonio Kasano ka nevojë për një gol për të qenë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kampionatet Europiane, me te tre tillë. Materaci është i vetmi lojtar në skuadrën e Italisë, që ka fituar Serinë A. Italia dhe Rumania janë takuar 14 herë me njëra-tjetrën. Italia ka fituar 10 herë, ndërsa Rumania vetëm 2 herë. Ato kanë luajtur shtatë herë në kompeticion të mëdha: pesë fitore për Italinë, e një për Rumaninë. Në çerekfinalet e Euro 2000, Italia fitoi 2-0 me golat e realizuar nga Françesko Toti e Filipo Inzagi. Fitorja e fundit e Rumanisë me Italinë ka ndodhur afërsisht 20 vjet më parë. Një ndeshje e miqësore e fituar 1-0 në mars të vitit 1989. Trajneri aktual i Italisë, Roberto Donadoni luajti në këtë humbje.
Sulmuesi rumun Siprian Marika, ka një dëmtim në kokë, por mund të zëvendësojë Daniel Nikulaen në vijën e parë, nëse ai do të jetë plotësisht në rregull. Rumania nuk pëson gol në tre ndeshjet e fundit ndërkombëtare, teksa ka fituar vetëm një nga 11 ndeshjet në Kampionatet Europiane. Rumania mundi Anglinë 3-2 në Euro 2000, për t’i dhënë fund serisë prej 8 humbjesh në Kampionatet Europiane. Rumania është një nga ekipet që ka shënuar më pak gola në 10 Kampionatet Europiane të fundit.
Van Basten: "Do të jetë një ndeshje spektakolare”
“Franca duhet të sulmojë pasi ka nevojë për një rezultat pozitiv. Ne, për nga mentaliteti, luajmë gjithmonë në sulm. Ndeshja do të jetë plot gjallëri si Zvicra-Turqia. Një ndeshje spektakolare”. Kjo është deklarata e trajnerit të Holandës, Marko van Basten në prag të ndeshjes me Francës (të premten, ora 20:45). “Francezët janë kundërshtarë me mentalitet të madh, me individualitete të spikatura. Nuk më befasoi loja e tyre e zbehtë në ndeshjen e parë. Rumania është një kundërshtar shumë i vështirë për t’u përballuar. E provuam vetë gjatë kualifikuesve. Është vërtet një bllok. Edhe pse fituam 3-0 me kampionët e botës nuk mjafton për të qenë favoritë. Duhet të jemi në të njëjtat nivele, para së gjithash kundër Francës”. Anësor holandez Arjen Roben, i cili nuk luajti kundër Italisë (3-0) për shkak të një dëmtimi, do të jetë i gatshëm të luajë kundër Francës. “Arjen morri pjesë në stërvitjen e sotme pa asnjë problem. Ai është gati të luajë kundër Francës”, - tha trajneri i Holandës, Marko van Basten. “Është e vështirë të ndryshoj formacionin e një ekipi fitues, por të kesh luksin e pasjes së një lojtari si Roben, edhe mund ta bësh këtë”.
13 Qershor 2008