Skandali, kapen me hashash në repart komandot e Zall-Herrit
TIRANE – Dy prej ushtarëve të repartit “Komando” në Zall-Herr, u arrestuan dje nga policia pasi iu gjetën sasi hashashi.
Mentor Gjura, 23 vjeç, nga Shënkolli i Lezhës, ushtar profesionist me pagesë i cili ka qenë edhe në Irak, është kapur nga Antidroga e Tiranës bashkë me Indrit Plakun 21 vjeç, nga Elbasani. Në momentin e arrestimit ata mbanin me vete 12.9 gramë marijuanë. Të dyshuarit janë kapur në ambientet e repartit ushtarak nr.1200, në Zall-Herr pas një kontrolli të befasishëm të kryer nga oficerët e kontrollit të këtij reparti. Këta të fundit kanë lajmëruar Policinë Ushtarake dhe atë të Tiranës, por veprimet hetimore dhe procedurale janë kryer nga zyra e Antidrogës meqë Policia Ushtarake nuk ka kompetencë dhe Kodi penal Ushtarak nuk parashikon krimet në fushën e drogës. Bashkë me ta është ndaluar edhe një ushtar tjetër, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia. Gjatë hetimit, ai është lënë i lirë nga oficerët e Antidrogës, për shkak se ishte vetëm përdorues ndërsa kishte blerë marijuanën nga shoku i tij, Indrit Plaku. Në fjetinën në të cilën qëndronin Mentor Gjura nga Lezha, ushtar profesionist me pagesë, si dhe Indrit Plaku nga Elbasani, në mënyrë të vazhdueshme oficerët dhe drejtuesit e repartit të mësipërm ndjenin erë të rëndë të hashashit. Një shqetësim i tillë u ishte përcjellë krerëve të njësive të repartit edhe nga ushtarë të tjerë, që çdo natë ndienin erën e rëndë të marijaunës dhe hashashit, që po bëhej e padurueshme. Të hënën në mbrëmje një oficer i repartit nr.1200 në Zall-Herr, ka mbërritur në mënyrë të befasishme në fjetinë për një kontroll, sipas një rregulli të brendshëm. Pas një kontrolli të imtësishëm të tre personave, oficerët e repartit kanë hequr më vete tre ushtarë. Ish-efektivi i ushtrisë shqiptare në Irak, Mentor Gjura, miku i tij nga Elbasani, Indrit Plaku dhe një ushtar tjetër, janë ndarë veç të tjerëve. Gjatë kontrollit të kryer në sendet personale dhe në shtretërit e tyre oficerët kanë bllokuar 12.9 gramë marijuanë. Oficerët e Antidrogës kanë mbërritur aty pas kërkesës së Policisë Ushtarake e cila nuk mund të kryente hetime në një rast të tillë. Personi i lënë i lirë nga policia, iu ka pohuar hetuesve se e kishte marrë marijuanën nga Indrit Plaku, kundrejt një pagese. Elbasanlliu sipas policisë mësohet ta ketë marrë nga miku i tij, ish–”marins” në Irak, Mentor Gjura. Vetë ky nuk ka pranuar të tregojë se ku e ka siguruar drogën. Gjithsesi policia tha se ka persona konkretë të dyshuar, ndërsa në telefonat e të arrestuarve policia ka gjetur numra të ndryshëm celularësh që po verifikohen prej tyre. d.b