Të verbërit ankohen për të drejtat e tyre
24/05/2005 FIER - Edhe pse të verbërit në ligj kanë të drejtën të paguajnë vetëm deri në 50 për qind të biletave të autobusave ose shërbimeve të tjerë të çdo lloji, e kundërta ndodh në realitet në Fier. Sipas sekretarit të shoqatës së të verbërve për këtë degë, Fatbardh Rushani, mësohet se shumë flitet dhe asgjë nuk bëhet. Edhe taksat e tokës, banesave si dhe disa të tjera, që duhet të përjashtohen të verbërit, paguhen prej tyre si të jenë njerëz të zakonshëm.