Policia nxjerr forcërisht 15 familje nga konvikti

24/05/2005 Shpresonin privatizimin, ngelen në qiell të hapur
BERAT - Paraditen e djeshme, dy furgona me policë kanë mbërritur në ambientet e konviktit të shkollës industriale dhe kanë nxjerrë prej aty 15 familje, që ishin strehuar para 7 vjetësh, pa lejen e Bashkisë. Në kontaktin e parë pati një përplasje mes palëve, por policia ishte e vendosur për të nxjerrë jashtë bujtësit në konvikt.
Përballë vendosmërisë së uniformave blu, shumë kryefamiljarë kanë filluar të ngarkojnë plaçkat, orenditë shtëpiake dhe janë nisur në kërkim të strehës së re, edhe pse e përkohshme. Por ka patur shumë gra, të cilat me burra në emigrim, nuk kanë ditur ku të strehohen, qoftë dhe për natën e mbrëmshme.
Bashkia
Sipas burimeve nga bashkia, prej së cilës ka dalë edhe lajmi, thuhet se zyra e strehimit ka 15 ditë që i ka njoftuar familjarët, të cilët prej 7 vitesh qëndrojnë pa leje në këto ambiente. Ky institucion bën me dije se ambientet duhet të jenë të boshatisura, pasi për konviktin ka mbërritur një fond për rikonstruksionin e tij dhe se pas procedurave të tenderit këto ditë do të fillojnë punimet nga firma fituese.
Njëkohësisht burime nga bashkia bëjnë të ditur se shumë prej këtyre banorëve nuk largohen, edhe pse kanë ndërtuar shtëpi private. Për ata që kanë bërë shtëpitë dhe për një pakicë tjetër që kanë mundësi financash, bashkia sygjeron që të përpiqen vetë për zgjidhjen e strehimit, kurse për familje, që sipas saj ka informacione të sakta, që nuk kanë asnjë të ardhur, bashkia do t’i ndihmojë.
Kjo neglizhencë nga familjet që nuk largoheshin ka ardhur pasi shumë prej tyre mendonin se konvikti do të privatizohej dhe nëpërmjet kësaj mund të përfitonin shtëpi me çmime të ulëta.
Banorët
Familjet që janë nxjerrë dje nga konvikti janë 15, mes rreth 750 familjeve që Bashkia e Beratit i ka të regjstruar si të pastreha dhe që deri tani ende nuk ka marrë asnjë fond për të ngritur pallate për strehimin e tyre, ndonse shumë herë është folur për dhënien e një fondi të tillë.
Familjarët, të cilit kanë qenë shqetësuar, thanë se 4 prej familjeve të vendosura janë me vendim provizor të bashkisë që në legjistaturën e kaluar, kur kryetar ishte Niko Mata. Por u bënë plot 5 vjet dhe ende bashkia nuk ka mundur që t’i strehojë ato, thonë banorët.
“Jam me vendim bashkie, thotë Selvi Destani. Unë u futa me vendim të bashkisë në fillim në garazhet e konviktit, pasi i rregullova pak e nga pak. Tani nuk kam ku të srehohem në vend tjetër, kam një fëmijë të paralizuar dhe ushqehem vetëm me pensionin e tij”.
Të njëjtin shqetësim shprehin edhe të tjerët.
“Kam shpenzuar mbi 6 milionë lekë dhe po të më kthej ato, unë iki në një banesë tjetër”, thotë Mimoza.
Edhe shumë banorë të tjerë tregojnë për gazetën se kanë shpenzuar shumë për të rregulluar ato ambiente, që në fillim ishin të pabanueshme.
Presin nga Bashkia
Në rrugë të madhe edhe plaku 93-vjeçar me plakën 80-vjeçare
Mes 15 familjeve janë edhe dy pleq, që nuk kanë asnjë mbështetje. Ata janë nga Maqedonia. Plaku 93 vjeç, Esheref Destani dhe Zerka Destani, 80 vjeçe, presin ndihmën e shtetit. Pas bisedës me kryetarin e Bashkisë, Fadil Nasufi, edhe kjo famije hynë në famijet me trajtim emergjent për t’u strehuar. Nuk dihet ende se cili do të jetë fati i dy të moshuarve, që jo vetëm nuk kanë ku të gjejnë një strehim të përkohshëm, por nuk kanë asnjë të afërm të familjes.
Pa sistemuar edhe ato
Në konvikt edhe zyrat e bashkisë
Ndërkohë, konvikti do të rikonstrukturohet nga themelet, për t’u bërë i përshtatshëm për konviktorët e kësaj shkolle. Burime të bashkisë thanë për gazetën se nga konvikti dolën edhe 6 zyrat, që kishte rajoni nr.2 i këtyre lagjeve dhe që tani për tani ende bashkia nuk ka mundur t’u gjejë ambiente pune, duke i sistemuar provizorisht në rezervat e shtetit.
Familjet që u nxorën nga konvikti
Kati i parë
Esheref Destani
Besnik Destani
Flamur Destani
Saimir Gjata
Shpresa Toska
Kati i dytë
Artur Mejdani
Gëzim Lato
Edmond Gjata
Xhevaire Plaku
Agim Ziu
Enver Toska
Kujtim Tersati
Manushaqe Hatia
Fetah Berisha
Muhamet Beqiri
Kati i tretë
Zyrat e Rajonit nr.2
Zyra e kryetarit
Zyra e administratës
Gjendja civile
Ndihma sociale
Pensionet etj.