Shtohen 200 emra të rinj, hiqen 1000 të dubluar
24/05/2005 Përfundon verifikimi i listave zgjedhore në Fier
FIER - Përfundon procesi i verifikimit të listave të zgjedhësve nga Bashkia Fier. Sipas koordinatores së këtij procesi në Bashkinë Fier, një numër i konsiderueshëm vendimesh kanë shkuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile për të miratuar ndryshimet apo gabimet e listave paraprake të zgjedhësve. Kryesisht këto vendime kanë të bëjnë me heqjen nga lista të personave, që rezultonin nën moshën 18 vjeç dhe numri i tyre shkonte deri në 190 persona. Po kështu, pritet miratimi i drejtorisë së përgjithshme të gjendjes civile për heqjen nga lista të 250 personave që kanë transferuar gjendjen civile nga qyteti i Fierit dhe afro 60 persona të tjerë, që kanë vdekur në këtë periudhë të parë të këtij viti. Listat paraprake të zgjedhjeve në Bashkinë Fier kanë pasur gabime të ndryshme, përveç këtyre ndryshimeve. Duke marrë parasysh kërkesat nga banorë të ndryshëm, mësohet se një vendim i është dërguar gjendjes civile për të miratuar një shtesë në lista për 220 shtetas, të cilët nuk kanë gjetur emrin në këto lista, ndërkohë që vet drejtoria e përgjithshme të gjendjes civile ka hequr emrat e 600 personave të dubluar në listat paraprake në njësitë e qeverisjes vendore, dhe 400 të tjera brenda njësisë.