Tri zona në Elbasan, 86 mijë zjedhës
24/05/2005 Kryebashkiaku kërkon verifikimin nga banorët
ELBASAN - Në Bashkinë e Elbasanit do të votojnë gjithsej 86 mijë votues në 3 zona elektorale, që mbulojnë 5 rajonet administrative të qytetit. Afrimi i përfundimit të afatit për verifikimet në lista ka sjellë edhe reagimin e kreut të Bashkisë, Ardian Turku, i cili ka kërkuar nga qytetarët të interesohen për emrat dhe të përfitojnë nga ditët e fundit. Gjatë kësaj periudhe, nga grupet treshe janë verifikuar rreth 300 ndryshime nga këto gabime me emra, mungesë korrespondencash mes njësive vendore dhe martesa të reja. Turku ka kërkuar që procesi i verifikimit të iniciohet dhe të përfundojë nga qytetarët, të cilët duhet të shikojnë emrat e tyre në lista para përfundimit të afatit. “Ka patur deputetë që rikandidojnë, që kanë deklaruar për parregullsi, por shpesh ata janë nisur nga arsye politike, ka theksuar Turku, dhe jo nga fakte reale. Ne kemi hasur më pak ndryshime nga se e kishim menduar dhe këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të patur kontestime të fuqishme për listat”. Kjo deklaratë e Turkut ka ardhur vetëm pak ditë nga përfundimi i afatit për verifikimin e listave, pasi në të kundërt ky process do të vazhdojë nëpërmjet gjykatës, duke hasur vështirësi për të arritur ndryshimet e kërkuara që zgjedhësit të votojne normalisht.