E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Hakmarrja”, dy anëtarët: Ne të pafajshëm, gjyqi politik

TIRANE – Gëzim Gjoni dhe Dritan Hate, dy nga të akuzuarit si pjesë e “Hakmarrjes”, pretenduan dje përkrah avokatëve të tyre mbrojtës 

se nuk ishin vrasës, ndërsa hodhën poshtë të gjitha akuzat që u adresohen atyre, duke argumentuar secilën prej tyre. Gjoni e Hate këmbëngulën se provat janë manipuluar, ashtu si edhe avokatët e tetë të akuzuarve të tjerë të “Hakmarrjes”. Pas pretencës së Prokurorisë, avokatët e Orik e Laert Shytit, Altin Arapit, Gentian Cakës, Nikolin e Pasho Novruzajt, Roland Shytit, Kreshnik Spahiut, Gjonit e Hates, pohuan se materialet në dosjen ndaj të akuzuarve janë manipuluar dhe për pasojë duhet të konsiderohen të pabaza, ndërsa e cilësuan pretencën një burgim politik. Një muaj më parë u kërkuan nga Prokuroria 5 dënime të përjetshme, në total dhe 143 vjet burg për të pandehurit e akuzuar për 17 krimet më të rënda të ndodhur në Tiranë e Vlorë gjatë viteve 1993-1997. Tashmë pritet vendimi i gjykatës, ndërsa pesë prej të pandehurve kanë fituar azil politik në Zvicër, Belgjikë dhe Holandë, kurse në kërkim ndodhen vetëm tre prej tyre.                                                                                       f.m. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›