E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Liderët e rinj politikë” inkurajon integrimin e Shqipërisë në NATO



Shoqata e Atlantikut për Liderët e Rinj Politikë ka organizuar dje takimin e radhës, i cili është zhvilluar në Tiranë. Shqipëria, e cila është bërë anëtare e këtij forumi të rëndësishëm të NATO-s, përfaqësohet nga Dorian Duçka. Në takimin e zhvilluar merrte pjesë edhe presidenti i këtij forumi, deputeti i Parlamentit gjerman, dr. Raulf Brauksiepe. Të ftuar nga pala shqiptare ishin ministri i Jashtëm Lulzim Basha, ish-kryeministri dhe kryetari i LSI-së Ilir Meta, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, këshilltari i kryeministrit për sigurinë kombëtare, deputeti socialist Marko Bello etj. Pjesëmarrës në këtë takim ishin drejtues të rinj politikë nga vende të ndryshme të Europës, si nga Maqedonia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Bullgaria, Norvegjia, Danimarka, Suedia, Kanada, Angli etj. Pjesëmarrësit në këtë takim folën rreth rëndësisë së integrimit të vendeve të rajonit në strukturën euro-atlantike të NATOS, stabilitetit politik dhe zhvillimin e këtyre vendeve. Marrja e ftesës së anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë për në NATO u cilësua si realizim i vullnetit dhe aspiratave të popujve të këtyre vendeve, ndërkohë që pjesëmarrësit inkurajuan që e njëjta gjë të ndodh edhe me Maqedoninë në një të ardhme të afërt.

3 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›