Lohan për PS: Demokraci parlamentare

Kreu i delgacionit të Komisionit Europian në Shqipwri Helmut Lohan për të disatën herë kërkoi funksionimin normal të demokracisë parlamentare. Lohan kërkoi kështu futjen e Partisë Socialiste në Kuvend dhe përcaktimin e pritoriteteve nga ana e politikanëve shqiptar.
Përfaqwsuesja e qeverisë Majlinda Bregu ka qenë akoma më e ashpër ndërsa ka cilësuar incidentin më të fundit të delegacionit të PS në Strasburg si një akt të pashembullt. Zonja Bregu tha se kjo është hera e parë në histori që një parti politike kërkon të kthehemi mbrapa.
Të dy zyrtarët komentet e tyre i bënë në forumin e tretë rajonal të CBIB me drejtues dhe menaxherë të programeve ndërkufitare. Vetë Bregu e vuri theksin tek bashkëpunimi me Kosovën.