Special two braktisi Porton per Chelsea

Andre Villas Boas është vetëm një hap larg pankinës së Chelsea. Tekniku portugez, i cili ka marrë epitetin si “Special Two” për shkak të ngjashmërisë së tij me Jose Mourinhon ka dhënë dorëheqjen nga Porto, me të cilën sezonin e fundit fitoi titullin kampion dhe Ligën e Europës.
"Andre Villas Boas ka paraqitur pranë klubit dorëheqjen e tij, por kontrata e tij do të zgjidhet në bazë të të gjitha klauzolave”, lexohet në komunikatën për shtyp të Portos.
Trajneri 33-vjeçar ka bërë këtë levizje për t’u ulur më pas në pankinën e Chelsea, që mes të tjerash duhet të paguajë 15 milionë euro mbi klauzolën për prishje të njëanshme të kontratës së Villas Boas, e cila skadonte në vitin 2013.
Portugezi do të zëvendësojë te Chelsea, Carlo Anchelotti, që u shkarkua nga blutë e Londrës në fund të muajit maj. Villas Boas ka punuar edhe më parë te Chelsea, kur ishte zëvendësi i Mourinhos nga viti 2004 deri më 2007. Po ashtu, ai ka punuar me Jose Mourinhon, kur ky i fundit drejtonte Porton dhe Interin, përpara se të merrte drejtimin e kampioneve të Portugalisë.
Me Porton, Villas Boas hyri në histori si trajneri më I ri që fiton një Kupë të Evropës, ndërsa ishte arkitekti I skuadrës së rekordeve që për herë të parë nga viti 1978 e mbylli kampionatin portugez pa asnjë humbje.
Nertan Prifti