E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehen te kenaqur Kuzhe Frike nga nje humbje e thelle

Humbja 4-0 në një ndeshje miqësore dhe aq më tepër kundër Argjentinës së Lionel Mesit dhe shokëve të tij i lejon trajnerit të kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe të shohë vetëm anët pozitive të kësaj sfide historike. Pas një udhëtimi të gjatë 15 orësh nga Buenos Aires deri në Tiranë, tekniku kroat ka zbuluar frikën për një humbje të thellë përpara ndeshjes, por edhe impresionet e tij pas përballjes me një superfuqi të futbollit botëror si Argjentina.

“Ishte një eksperiencë e bukur pasi luajtëm kundër një skuadre të madhe si Argjentina. Sigurisht humbja 4-0 është e thellë dhe një aspect negativ, por unë dua të nënvizoj vetëm gjërat positive. Sigurisht me Mesin nuk ia dolëm, por ishte një ndeshje e rëndësishme, pasi provuam lojtarë të rinj që do të jenë të rëndësishëm për të ardhmen. Kisha frikë për një humbje të thellë, por pas 15 minutave të para pashë që po luanim si skuadër”-tha Kuzhe.

Miqësorja kundër Argjentinës duhet të ishte ndeshja e jetës për të gjithë, por avrntura nuk nisi në mënyrën më të mirë për skuadrën kuqezi, pas refuzimit për arsye të ndryshme të disa prej lojtarëve titullarë. Kuzhe shprehet se nuk do të ketë penalizimi, por kroati duket se ka marrë një mësim të mirë.

“Jo, por në ardhmen do të mendoj për të gjitha momentet dhe situatat që mund të na paraqiten. Do mendoj edhe për lojatrët që nuk mund të vijnë”-u shpreh ai.  

Kundër Argjentinës, kombëtarja shqiptare luajti me shumë lojtarë të Superligës.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›