E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Ankesa per kufijte detare e paargumentuar, e destinuar te deshtoje

"Ankimimi i marreveshjes per kufijte detare Shqiperi- Greqi eshte i paargumentuar dhe nuk ka baze ligjore dhe si i tille eshte i destinuar te rrezohet nga Gjykata Kushtetuese". Keshtu u shpreh dje, deputeti demokrat, Eduard Halimi, njekohesisht anetar i Komisionit Parlamentar te Ligjeve. Sipas tij, ankesa e forcave politike nuk ka baze ligjore, ndaj eshte e destinuar nga kushtetuesja. "Une e kam ndjekur me vemendje te gjithe proceduren te ndjekur nga PS apo qofte edhe nga avokatet e saj per ta goditur ne Gjykaten Kushtetuese. Sigurisht, gjykata Kushtetuese nuk mund te bente gje tjeter vecse ta nxirrte jashte kompetences se vet shqyrtimin e ketij ligji, qofte me nje motiv apo qofte edhe me motive te tjera te cilen do ta shqyrtonin", u shpreh Halimi. Sipas tij, kjo i jep te drejte te gjithe eksperteve te qeverise dhe jo eksperteve sharlatane te cilet u perpoqen te benin furtune kot, te hidhnin ide mbi vjedhje, mbi tradhtare apo mbi shites se ujit apo te territorit shqiptar. "I hedh ne "kosh" te gjitha pretendimet e atyre sharlataneve, te cilet donin te ngrinin gardhe mbi det, gardhe mbi uje ashtu sic kishin bere edhe eterit e tyre komuniste para shume e shume vjetesh. Kjo tregon edhe nje here qarte se qeveria ka qene transparente, ka pasur nje proces teresisht te rregullt dhe ligjor dhe i hap rruge parlamentit per te vazhduar me miratimin e nje marreveshjeje e cila sikurse doli eshte shume e ligjshme", reagoi Halimi. Reagimi i tij vjen pak dite pasi Gjykata Kushtetuese kerkoi nga te gjashte forcat politike, qe ankimuan marreveshjen per kufijte detare mes Shqiperise dhe Greqise, te plotesojne dokumentacionin e dorezuar me dokumente shtese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›