E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Do te dergojme cfare na kerkohet ne Kushtetuese

Deputeti socialist, Sajmir Tahiri, deklaroi dje se Partia Socialiste do te dergoje perseri dokumentacionin, qe eshte kerkuar nga Gjykata Kushtetuese. Deklarata e tij u be dje gjate nje prononcimi per mediat. I pyetur nga gazetaret per rrugezgjidhjen qe do te japin socialistet, per ankesen e bere per marreveshjen mbi kufirin detar mes Shqiperise dhe Greqise, Tahiri thote se kerkesa do te ridergohet se shpejti ne Gjykaten Kushtetuese. "Kerkesa e Partise Socialiste dhe pese partive te tjera opozitare do te ridergohet ne Gjykaten Kushtetuese se bashku me plotesimin e kerkesave te cilat jane kerkuar, ku se bashku me kete kerkese do te dergohet edhe statuti i partise, i cili thote qarte se PS eshte nje parti qe kerkon te mbroje interesat kombetare", u shpreh Tahiri. Ajo per cilen i referohet zyrtari socialist, ka te beje me nje pike te vecante te statutit qe ka te beje me mbrojtjen dhe promovimin e vlerave e te interesave kombetare, te parimeve te socialdemokracise moderne dhe te konsolidimit te shtetit te se drejtes. Kushtetuesja kerkoi nga partite qe pretendoje se marreveshja per kufirin detar eshte antikushtetuese, qe ta kene te percaktuar ne statutin e tyre se si force politike jane ne mbrojtje te integritetit detar te vendit. D.Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›