E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi: Dixhitalizim të shërbimit të noterisë, jo më regjistra të pluhurosur

05-05-2012 / Gazeta 55

Unioni Ndërkombëtar i Noterëve dekoron ministrin e Drejtësisë me medalje për reformat dhe dinamizmin e treguar

Gjatë Kongresit të Parë të Noterëve, Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi u dekorua  nga Unioni Ndërkombëtar i Noterëve me medalje nderi. Ky dekorim u krye me rastin e zhvillimit të Kongresit të Parë të Noterëve të Shqipërisë, në të cilin merrte pjesë Kryeministri Berisha, ambasadori i BE-së Ettore Sequi, ambasadori i OSBE-së, Eugen Wolfarth dhe noterë nga e gjithë Europa dhe Shqipëria.
Piere Jean De Coorps, President i Unionit Ndërkombëtar të Noterëve deklaroi me këtë rast se kjo medalje i jepet Ministrit për reformat dhe dinamizmin, për mbështetjen dhe përpjekjet maksimale që ka bërë në drejtim të forcimit të profesionit të noterit.
Gjatë zhvillimit të këtij Kongresi Ministri Eduard Halimi prezantoi reformën noteriale që përfshin dixhitalzimin e sistemit të noterisë dhe krijimit e sistemit “One Stop Shop” për Noterët, e cila synon të  shkurtojë, për qytetarin dhe biznesin, kohën për kryerjen e transaksioneve me Pasuritë e Paluajtshme, t’i bëjë ato më transparente e më të sigurta. “Sot më 4 maj, në këtë ditë historike dua të informoj mbi të gjitha qytetarët e Tiranës, dhe noterët e kësaj dhomë se ne Filluam. Filluam një epokë te re të marrëdhënies midis publikut dhe aktorit të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë, noterët. Filluam digitalizimin e sistemit noterial. Me këtë dixhitalizim i japim fund epokës së dokumenteve, letrave e regjistrave të pluhurosur të noterëve. Me dixhitalizimin, monitorimi i sistemit të noterisë do të jetë  më i thjeshtë, me  i shpejtë, më efikas”, theksoi Ministrit Halimi në fjalën e tij mbajtur me këtë rast.
Aktualisht ka përfunduar tërësisht sistemin dixhital, arkiva elektronike, trajnimin e trajnerëve dhe që prej ditës së hënë, Ministria e Drejtësisë së bashku me Dhomën e Noterëve të Tiranës, do fillojë për dy jave, trajnimin e noterëve. Brenda muajit maj, do të nisin aplikimet dhe zyra e noterit ndërkohë që do të çelet tenderi  për krijimin e regjistrave dixhital. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›