E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Burrel, akuzon qeverinë

Kryetari i opozitës Edi Rama ka shmangur një koment të drejtëpërdrejtë për vetkandidimin e Fatos Nanos në postin e kreut të shtetit. Ndërsa ka prezantuar librin e tij Kurban në Burrel, Rama tha se problemi më i rëndsishmë aktualisht është kryetari i qeverisë Berisha.
Duke folur me qytetarët e Burrelit, për librin e tij Rama nuk ka kursyer akzuat ndaj qeverisë.
“Kjo nuk është Shqipëria e ëndrrave të shqiptarëve. Kjo nuk është Shqipëria e mundësive të barabarta. Kjo nuk është Shqipëria që meritojnë fëmijët tanë. Qytetarët meritojnë një qeveri që t`u shërbejë. Nuk duan një qeveri që u kërkon të lumturohet me lugën bosh” ka theksuar Rama ndërsa ka shtuar se PS-ja do të ndërtojë një Shqipëri të re, një Shqipëri që u ëndërrua dhe u shpresua në vitet 90.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›