E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: “Rama të përgjigjet për aferat korruptive me lejet e ndërtimit”



Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, ka vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme akuzat drejtuar kreut të Bashkisë së Tiranës për afera korruptive në lidhje me dhënien e lejeve të ndërtimit në kryeqytet. Gjatë deklaratës së djeshme për mediat, Halimi i ka bërë thirrje Ramës që t’u përgjigjet akuzave të bëra nga disa ndërtues, të cilëve Rama u ka kërkuar ryshfet që kap shifra marramendëse. “Prej tri javësh, Edvin Rama, ky fakir fukara i vetëdeklaruar, është pa gojë, nuk jep shpjegime, nuk përgjigjet për asnjë nga akuzat që tregojnë me gisht aleancën ‘Edvin & Tan Lepri’. Heshtja e Mr. 20 përqindëshit për gjobat mbi lejet e pallateve për qytezën ‘Edvin & Tan Lepri’ në afërsi të digës së Liqenit, heshtja prej varri mbi 20% e përvetësuar në çdo leje prej 12 vitesh, heshtja ndaj akuzave të ndërtuesit Dodë Doçi për gjobën 20%, heshtja ndaj akuzave të ndërtuesit Dine Fratëri për 1 milion dollarë gjobë; heshtja ndaj akuzave të medias për gjysmë milioni m2 ndërtim, heshtja për sipërfaqen që disponon nga 4 mijë apartamente në qytezën ‘Edvin & Tan Lepri’, heshtja për 100 milionë euro vetëm nga një zhvillues, me dokumente e prova, e gjitha ulërin frikshëm për ty Edvin Kristaq Rama. Zoti Rama, kam një ftesë të thjeshtë: dil nga kutia, bëhu i gjallë, përgjigju, dil e bëj transparencën e kutisë së Leprit. Ky ‘lepri’ i ri miliarder nuk ha vetëm bar, ky ha pemë, ha lulishte, parqe e çdo gjë të gjelbër të qytetarëve të Tiranës”, - është shprehur deputeti i PD-së, Halimi.

31 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›