E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta, tur vizitash në Amerikën Qendrore, lobim për njohjen e Kosovës



Zëvendëskryeministri, njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme, nisi dje një tur vizitash zyrtare në Amerikën Qendrore. Këto shënojnë vizitat e para të një ministri të Jashtëm të Shqipërisë në historikun e marrëdhënieve dypalëshe me këto vende. Në këtë kuadër, zëvendëskryeministri Meta do të vizitojë Republikat e Guatemalës, Salvadorit dhe Hondurasit, me qëllim nxitjen e dialogut politiko-diplomatik me këto vende. Thellimi i njohjes mes vendeve tona do të sjellë arritjen e rezultateve konkrete në fusha me interes të ndërsjellë, si dhe do të ndihmojë në krijimin e një baze më të gjerë të bashkëpunimit, duke veçuar fushat ekonomike, kulturore etj. Një aspekt shumë i rëndësishëm i kësaj vizite do të jetë lobimi për njohje të reja për Republikën e Kosovës, pas Opinionit Këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe përgatitjet për fillimin e punimeve të Sesionit të 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

31 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›