E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkaktoi vetëvrasjen e të dashurës, mohon akuzat

“Arrest me burg”

I dashuri i 44-vjeçares, e cila u hodh nga kati i katërt i një pallati në afërsi të lagjes “21 Dhjetori”, ka mohuar të ketë qenë ai shkaktari. Përpara gjykatës, Fatmir Frisku ka mohuar edhe të ketë debatuar me të, duke e larguar përgjegjësinë nga vetja e tij. Avokati i tij mbrojtës, në emër të klientit të tij, ka sqaruar gjykatësen e gatshme Kaçe Agolli, se 33-vjeçari është vënë në dijeni të hedhjes së gruas, me të cilën ai bashkëjetonte, në momentin që e ka parë atë në katin e parë dhe më pas kishin ardhur forcat e policisë. Sipas mbrojtjes, klienti i tij nuk ka qenë në banesë në momentin që ka ndodhur ngjarja. Në këto kushte mësohet se ai i kërkoi gjykatës lirimin e klientit të tij, pasi ai nuk kishte të bënte me ngjarjen. Nga ana tjetër, prokurori i çështjes i bëri me dije gjykatës se ndaj klientit ka prova bindëse të cilat provojnë se ai e ka detyruar viktimën Fraleta Tartaraj të vetëvritet pas ushtrimit të dhunës fizike dhe psikologjike. Prokurori ka përmendur para gjykatës se në apartamentin e tyre janë gjetur vazo të thyera, ndërsa nuk ka pasur shenja dhune në trupin e gruas. Në fund, gjykata vendosi “arrest me burg”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›