Kandidatët e PD në Qarkun e Vlorës, takojnë banorët e lagjes 24 Maji

Vlorë, Kollozi: Do ecim përpara pavarësisht tentativave të Ramës për të penguar zhvillimin
Të shumtë e entuziastë kanë qenë banorët e lagjes 24 maji, të cilët pasditen e djeshme kanë pritur kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike. Përtej sheshit të tejmbushur, qytetarë të shumtë e ndoqën takimin nga ballkonet e dritaret e shtëpive të tyre. Ardi Kollozi, kandidati për deputet në garën e 23 qershorit në bashkëbisedimin me këta banorë përmendi arritjet e shumta të qeverisë në këto vite, investimet në infrastrukturë, shëndetësi, turizëm, peshkim, bujqësi, prioritetet për punësimin e investimet e vëmendjen e jashtëzakonshme për arsim. E duke u ndalur në këtë të fundit, kreu i demokratëve ka uruar suksese, të gjithë maturantët vlonjat për provimet e kësaj të premte. Më tej, ai ka ftuar të gjithë qytetarët tanë të votojnë numrin 44 në 23 qershor, të mbështesin të ardhmen e zhvilluar të gjithësecilit prej nesh. Kandidatja për deputete, Liljana Elmazi deklaroi se Shqipëria do të ecë përpara, pavarësisht tentivave të Ramës për të bllokuar zhvillimin e këtij vendi. Ajo ftoi edhe socialistët e ndershëm votojnë për të ardhmen e sigurt me Partinë Demokratike. Më tej, të emocionuar, banorë të lagjes 24 maji, njerëz të nderuar në këtë zonë kanë përshëndetur kandidatët për deputetë. Mësuese Sanie Zarka, ka ftuar veçanërisht maturatët që votën e parë t’ja japin Partisë Demokratike, pasi ata do të jenë përfituesit më të mëdhenj të sukseseve që mundëson kjo forcë. Banorët e lagjes 24 maji nuk i kanë kursyer emocionet, as gatishmërinë për të kontribuar në fitoren e Partisë Demokratike në 23 qershor. Ata kanë dëshmuar në takimin e djeshëm se, çdo ditë të angazhimit të tyre, se mbështetja për Partinë Demokratike, do të çojë në realizim të objektivit tashmë të vendosur, fitoren e 23 qershorit.