Halla ndalohet për prostituimin e mbesës
Dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion mbesën e saj dhe është prangosur nga policia. Sipas burimeve zyrtare bëhet e ditur se është ekzekutuar nga policia e Elbasanit një urdhër i prokurorisë së këtij rrethi për ndalimin e 46-vjeçares Vule Cërriku nga fshati Mollas i rrethit të Elbasanit dhe banuese në lagjen Nr.3 të Cërrikut. Burimi në fjalë sqaron se 46-vjeçarja dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion mbesën e saj 17-vjeçare me inicialet K.Sh. nga lagjja "Haxhias" e qytetit të Elbasanit. Hetimi për veprimtarinë e 46-vjeçares është kryer nga seksioni kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Ndërkohë, mësohet se denoncimin për këtë vepër penale e ka bërë babai i vajzës së mashtruar nga halla e saj.