E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helmohet me bar miu nëna e dy fëmijëve

Vdekje me helm sërish në rrethin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së djeshme në fshatin Katund i Ri, rreth 5 kilometra në dalje të qytetit të Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, 45-vjeçarja Elisabeta Çela, nënë e dy fëmijëve ka gjetur vdekjen rreth orës 17:10 të së premtes në spitalin kirurgjik të qytetit të Elbasanit. Sipas policisë, gruaja ka pirë doza të larta të helmit të llojit fostoksinë. Mësohet se bashkëshorti i saj e ka dërguar menjëherë në spital sapo e ka gjetur në gjendje të rëndë në banesë, por me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, ajo nuk i ka shpëtuar vdekjes. Policia po heton mbi ngjarjen për të gjetur shkaqet e vetëhelmimit me pasojë humbjen e jetës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›