I mbijetoi detit, rrezikon prangat
I mbijetuari i vetëm i gomones së humbur për pesë ditë në Adriatik rrezikon prangat. Romeo Pulizi, 43-vjeçari vlonjat që arriti t‘i bënte ballë detit të tërbuar për pesë ditë me radhë dhe arriti të dilte i gjallë në brigjet e ishullit Mljet në Kroaci mund të akuzohet nga drejtësia shqiptare për thyerjen e moratoriumit të mjeteve lundruese. Kjo bëhet e ditur nga burime konfidenciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që po heton rrethanat e ngjarjes që përfundoi me një të vdekur dhe një të zhdukur në det.
Nuk ishin peshkatarë
Sipas të njëjtave burime, është duke u hetuar për të gjetur arsyen e vërtetë të lundrimit me gomone të Romeo Pulizit, Niko Golajt dhe Spiro Golajt. Familjarët e këtyre tre personave deklaruan në polici në fillim të javës se tre burrat kishin dalë për peshkim në orët e para të së dielës së 18 janarit. Por kjo deklaratë konsiderohet jo e besueshme nga autoritetet policore në Vlorë dhe në Tiranë. Asnjë nga tre personat nuk njihej si peshkatar, as amator e as profesionist. Nga ana tjetër, policia ka zbuluar se asnjë nga tre personat nuk kishte në pronësi mjete lundruese. Policia e konsideron të pabesueshme edhe deklaratën se gomonia me të cilën lundronin tre vlonjatët kishte një motor të vogël me 20 kuaj fuqi. Sipas ekspertëve, me një motor të tillë askush nuk do të merrte guximin të largohej shumë nga bregu, sidomos në një mot me shi dhe erë.
Ndërkohë, nga të dhënat e mbledhura në rrugë operative nga policia e Vlorës, rezulton se Romeo Pulizi është një skafist me përvojë të paktën 15-vjeçare, megjithatë mësohet se ai nuk ka pasur asnjëherë probleme me drejtësinë shqiptare, sikundër edhe dy bashkudhëtarët e tij, njëri prej të cilëve rezulton i humbur
ndërsa tjetri i vdekur.
Pista e trafikut
Duke rrëzuar pistën e dhënë nga familjarët, atë të daljes në det të hapur për të peshkuar, po hetohet një pistë që lidhet me trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike drejt Italisë. Sipas kësaj piste, Romeo Pulizi dhe vëllezërit Niko e Spiro Golaj janë nisur të dielën për në Itali me një ngarkesë marijuane. Ata kanë mbërritur atë ditë në Itali dhe janë nisur për në Shqipëri të hënën në mëngjes. Kjo shpjegon edhe faktin pse familjarët nuk bënë asnjë denoncim kur të afërmit e tyre kishin më shumë se 24 orë në det, një vonesë e pazakontë kjo për peshkatarë që dalin në det me një gomone me motor të vogël. Familjarët bënë denoncimin vetëm pasi Romeo Pulizi i mori në telefon dhe u kërkoi ndihmë. Mendohet se tre vlonjatët kanë qenë gati në fund të udhëtimit kur deti i trazuar u ka nxjerrë jashtë funksionit motorët dhe i ka shtyrë drejt veriut. Gjithsesi, policia nuk ka në dorë asnjë provë që të vërtetojë pistën hipotetike të një udhëtimi për qëllime trafiku, por ka gjasa që ndaj të mbijetuarit të ngrihet një akuzë për shkelje të moratoriumit të mjeteve lundruese. Drejtori i Policisë së Vlorës, Vehbi Bushati, tha dje se ende nuk ka ndonjë hetim mbi këtë çështje, pasi aktualisht gjithçka është në dorë të Interpol Tiranës dhe Interpol Zagrebit. "Ne nuk kemi ende në dorë gomonen dhe nuk mund të themi paraprakisht që është shkelur moratoriumi. Kur të kemi provat, sigurisht që do të ndjekim të gjitha procedurat", tha Bushati.