E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shiu vështirëson punën në port

Ndryshimet atmosferike kanë ndikuar në veprimtarinë e Portit Detar të Durrësit. Motopeshkatoret kanë qëndruar në kalata dhe kanë marrë masa sigurie për të mos u përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa përpunimi i anijeve tregtare ka njohur ndërprerje në varësi të reshjeve të shiut dhe ngarkesave të mallrave. Burime nga Kapitaneria e Portit thanë për gazetën se moti ka qenë i pafavorshëm gjatë orëve të para të mëngjesit pastaj është qetësuar. Si rezultat gjatë paradites lundrimet janë shtyrë, ndërsa trageti i linjës Bari-Durrës është ankoruar me vonesë në kalatë. Pasdite forca e detit ka qenë 5 ballë dhe kjo nuk ka krijuar probleme për lundrimet e anijeve të tonazheve të mesme dhe të mëdha.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›