Hamasi lëshon një raketë në drejtim të Izraelit
Gaza - Një raketë e tipit "Grad" u hodh sot në mëngjes nga Hamasi dhe ra në Izrael në afërsi të Beershevas, në shkretëtirën e Negevit, dhjetëra kilometra nga Rripi i Gazës, bëri të ditur një zëdhënës i ushtrisë izraelite. Raketa nuk shkaktoi as viktima as dëme, njoftoi media izraelite. Krahu i armatosur i Hamasit, brigadat Ezzedin al-Kasem, mori përsipër këtë të shtënë në një komunikatë. Beersheva ndodhet rreth 40 kilometra në rrugë ajrore nga Rripi i Gazës.
Ka njoftime për raketa të hedhura edhe në jug të Izraelit, në rajonin Sderot dhe në disa sektorë të shkretëtirës Negev. Që nga fillimi i ofensivës izraelite ditën e shtunë kundër Hamasit në Rripin e Gazës, tre civilë dhe një ushtar janë vrarë në Izrael nga të shtënat e raketave dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, mësohet nga një bilanc zyrtar i burimeve spitalore izraelite.
Ndërkohë, kabineti izraelit i sigurisë është mbledhur sot për të disktuar disa propozime për armëpushim në ofensivën e filluar kundër Hamasit të shtunën në Gaza.Zëdhënësi i kryeministrisë, Mark Regev tha se kabineti i sigurisë do të mblidhet këtë mëngjes në Tel-Aviv për të shqyrtuar disa propozime për armëpushim. “Natën e kaluar ka patur bisedime të nivelit më të lartë”-shtoi ai.