E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Standard”: Kosovarët të zhgënjyer nga BE-ja

Vjenë-Në Kosovë po rritet mosbesimi ndaj BE-së, sepse qëndrimi evropian ndaj Kosovës për shumëkënd është i paqartë. -shkruan në numrin e saj të sotëm gazeta austriake "Standard". Gazeta shkruan se BE ka marrë në konsideratë kërkesat e Beogradit më shumë se sa duhej, e cila pohon se për këtë arsye edhe shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare Piter Feith është i pakënaqur dhe flitet se ka kërkuar dorëheqje, sepse ndihet i tradhtuar nga BE-ja.

“Ahtiasari apo Solana nuk kanë shansin që një rrugë në Prishtinë të mbajë emrin e tyre. Në kryeqytetin e Kosovës ndërkaq qeveria e saj vendosi që një rruge t'i jepet emri i presidenti amerikan Bush në shenjë falënderimi”-shkruan "Standard", duke pohuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shqiptarët e Kosovës janë shumë më shumë se fuqia mbrojtëse numër një për ta, sepse ata jetësuan pavarësinë e Kosovës. Në anën tjetër, shkruan "Standard", evropianët po humbin besimin e tyre tek popullata e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›