E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reeker: Kosova nuk do të ndahet

Shkup-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Maqedoni Philip Reeker, deklaroi se administrata amerikane është thellësisht e angazhuar për stabilizmin e Ballkanit dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian. Për sa i përket Kosovës, ai thekson se SHBA-të nuk besojnë dhe i vlerësojnë të pabaza njoftimet për ndarje të Kosovës, apo për probleme në procesin e konsolidimit të misionit të Bashkimit Evropian.

"Zhvillimet në Ballkan ende nuk kanë përfunduar, pasi qëllimi ynë është që ta shohim rajonin të integruar në Evropën e lirë dhe të sigurt. Vendosja e EULEX-it kaloi pa probleme dhe në esencë kjo ndihmon në përforcimin e Kosovës dhe të institucioneve të saj, meqë do ta bëntë këtë shtet të ri të pavarur të funksionoj në një mënyrë më të mirë. Përforcimi i sundimit të së drejtës në këtë shtet do të ndihmojë edhe në stabilizimin e gjendjes, ndaj edhe EULEX-i është atje. Megjithatë, ka vlerësime se vendosja e EULEX-it do të çojë në ndarje apo do të hasë në vështërësi, por pikëpamjet e tilla nuk kanë kurrfarë baze"deklaroi Reeker.

"SHBA mbeten të angazhuara si me praninë në EULEX ashtu me aktivitetet diplomatike për t’u sigurara se Kosova po ec përpara në drejtimin pozitiv", tha Filip Riker për Radion Evropa e Lirë. Ambasadori amerikan në Shkup gjithashtu shprehu bindjen se edhe administrata e re amerikane, që do të udhëhiqet nga Presidenti i zgjedhur Barak Obama, nuk do të ndryshojë kursin e politikës amerikane ndaj Ballkanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›