E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj akteve të dhunës që kanë ndodhur të martën në pjesën veriore të Mitrovicës. Në një komunikatë për opinion theksohet se, Qeveria e Republikës së Kosovës është duke e përcjellë me kujdes të shtuar situatën e krijuar në Mitrovicë pas incidenteve të sotme dhe dënon çdo akt provokues dhe akt të dhunshëm të ndodhur sot. "Incidentet e tilla nuk i shërbejnë të mirës së vendit dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga incidentet e tilla", thuhet në komunikatën e qeverisë. Po ashtu bëhet e ditur se, qeveria është në koordinim të plotë me organet vendore të rendit dhe sigurisë, me KFOR-in dhe me EULEX-in, në mënyrë që gjendja e krijuara të tejkalohet dhe të ruhet qetësia dhe stabiliteti në tërë territorin e vendit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›