E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Jam i zhgënjyer nga Bllagojeviç

Presidenti i zgjedhur amerikan Barack Obama tha se ishte "zhgënjyer" sepse guvernatori i shtetit Illinois, i përfshirë në një skandal, ka emëruar një zëvendës për ta plotësuar ulësen e zbrazët të Obamës në Senat.
Obama tha se ishte dakord me senatorët e Partisë Demokratike, të cilët kanë thënë se nuk mund të pranojnë vendimin e guvernatorit Rod Bllagojeviç që të emërojë politikanin nga Illinoi, Roland Burris. Obama përsëri i bëri thirrje Bllagojeviqit të japë drëheqje. Bllagojeviç përballet me hetime për kriminale për korrupsion dhe akuza se është përpjekur të "shesë" ulësen e Obamës në Senat. Bllagojeviç ka mohuar çdo akuzë dhe ka refuzuar të dorëhiqet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›