E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe: Franca nuk ishte më lart se ne

“Pësuam dy gola të shpejtë të evitueshëm. Ishim nën presionin e kundërshtarëve dhe kishim ndrojë,” u shpreh trajneri Josip Kuzhe pas ndeshjes. Më pas kroati vijoi analiziën e tij për humbjen 1-2 kundër Francës. “Pasi pësuam ata dy gola, u futëm në ndeshje dhe në pjesën e parë ekuilibruam diçka për t’u hedhur në sulm në pjesën e dytë. Po të shikoni statistikat, do të kuptoni se Franca nuk ka qenë më lart sesa ne, por ndryshimin e bëri eksperienca. Lojtarët e Francës kanë eksperiencë të atillë që lojtarët tanë nuk e kanë. Megjithatë, pata shpresë se do të ndryshonte diçka pas golit të Bogdanit. Sulmuam dhe u përpoqëm, por nuk arritëm të merrnim më shumë sesa ai gol i vetëm,” përfundoi prononcimin e tij pas ndeshjes kroati i stolit kuqezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›