E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamdi Salihi rikthehet me gol

Hamdi Salihi rikthehet me gol. Pas tre javësh mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i kombëtares është rikthyer në aksion me gol. Ai shënoi rrjetën e tretë në sfidën që Ried fitoi 3-1 në fushën e saj me Austrinë e Vjenës. Shkodrani u aktivizua si zëvendësues dhe në të 82-ën gjeti rrugën e rrjetës: goli i pestë në kampionat. Të shtunën shënoi edhe kosovari Albert Bunjaku. Në fitoren që 4-1 Rot Vais Erfurt arriti përballë Regensburg në Bundesligën III. Ai ka realizuar golin e gjashtë sezonal. Duke qëndruar në Gjermani, Kotbus i Skelës u mposht dje 3-2 nga Eintrahti, pavarësisht se arriti të kryesonte 2-0. Vlonjati harkoi topin që solli golin e dytë të Rangelov. Hanoveri i Altin Lalës barazoi 1-1 me Verderin: mesfushori shtatshkurtër luajti 11 minuta si zëvendësues.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›