Wenger konsideron huazimin e Henrys

Arsene Wenger ende nuk ka shprehur interesim për huazimin e heroit të Arsenalit, Thierry Henry për të lehtësuar problemet në sulm, por ka lënë të hapur mundësinë për një lëvizje të tillë.
Mediet britanike kanë raportuar të shtunën se Henry, i cili është duke stërvitur me Arsenalin gjatë pushimit dimëror në MLS mund të huazohet në ish skuadrën e tij nga New York Red Bulls. Wenger ka pranuar se mund të konsiderojë një mundësi të tillë.
“Ende nuk ka asgjë konkrete rreth kësaj por mund të jetë opsion” tha Wenger.