Han bën optimistin: “Do të befasojmë Portugalinë”
Han e ka të qartë se kush është kundërshtari”: “Portgulalia është një skuadër e madhe. Ndër më të mirat në botë”. Por, trajneri holandez Ari Han beson: “Shpresoj që të luhet një futboll i mirë. Ne kemi objektivat tona. Skuadra e ka kaluar gjendjen që e goditi pas takimit me Hungarinë”. Shqipëria do të luajë sot në Braga kundër Portugalisë, sfida e katërt në eliminatoret e Botërorit 2010. Një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet, aq më tepër që ndodhen në kuotë të barabartë pikësh, nga 4. Në një konferencë për shtyp dhënë dje në ambientet e “Hotel Guimaraesh” Haan ka kërkuar një impenjim më shumë se maksimal nga të gjithë lojtarët kuqezinj në përballjen e mbrëmjes së sotme. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme për Portugalinë që kërkon të ngjitet në renditjen e grupit. E dimë që është e vështirë përballë një ekipi si Portugalia. Por skuadra duhet të reagojë pas një humbjeje. Detyra ime si trajner, është që ta përgatis një gjë të tillë. Ne rast se skuadra nuk do të reagoje, kjo tregon se diçka nuk shkon”, ka pohuar trajneri Haan.
Në lidhje me problemet nga dëmtimet trajneri ka pohuar se ka në dispozicion Lorik Canën teksa është duke marrë në konsideratë edhe gjendjen e Jahmir Hykës dhe Kristi Vangjelit. “Sa i takon Canës, ai do të jetë në fushë, pa diskutim. Ndërsa për Vangjelin dhe Hykën do të kemi edhe një stërvitje në dispozicion (dje pasdite) për të parë se si do të shkojnë gjërat. Unë besoj se do të kemi mundësinë për surpriza”, ka pohuar holandezi kuqezi. I pyetur për kundërshtarin dhe cilësinë e futbollit të tij trajneri i kombëtares shqiptare ka komplimentuar në përgjithësi skuadrën e drejtuar nga Karlos Keirosh. “Momentalisht Portugalia në ndeshjet që ka luajtur nuk ka marrë ato pikë që meriton. Në të tilla kushte, ndeshja është shumë e vështirë, sepse rezultati më i mundshëm që mund të parashikohet për këtë sfidë është fitorja e Portugalisë. “Kristiano Ronaldo mund të ndalet vetëm me pistoletë. Eshtë ndër sulmuesit më të fortë të botës, i shpejtë dhe i vështirë për t’u mbajtur. Por dhe në tërësi Portugalia është një skuadër me futbollistë të talentuar, të cilët kanë në krye një trajner të zotin si Kueroz. Megjithatë ne kemi ardhur për ta ndalur atë dhe pse mund të duket nga të gjithë si e pamundur..”, përfundoi Hani.
Kristiano Ronaldo: “Nuk na frikëson Shqipëria”
Për Kristiano Ronaldon është e rëndësishme vetëm të fitojë sot ndaj Shqipërisë, duke u stimuluar nga fakti që kuqezinjtë kanë po të njëjtat pikë me Portugalinë në grup. Ylli portugez ka besim se skuadra e tij do të dijë të tregojë sonte në fushë diferencën e vërtetë që ekziston midis dy skuadrave. Në një intervistë të dhënë dje për gazetën “A Bola”, kampioni i Mançester Junaited ka folur për përballjen e sotme ndaj kuqezinjve në stadiumin “Municipal” të Bragës e vlefshme për eliminatoret e Botërorit thotë se nuk e frikëson aspak Shqipëria” “S’ka pse, pasi ne luajmë në fushën tonë dhe jemi favoritë. Kemi rastin për të fituar dhe për të dalë në krye të grupit, nëse do të na e lejojë edhe Hungaria. Do të jetë e vështirë, por na duhet patjetër të mos gabojmë dhe të sigurojmë tri pikë të rëndësishme. Por, sa e njeh Kristiano Ronaldo Shqipërinë: “Di që janë një kundërshtar jo i lehtë, me lojtarë mjaft cilësor. Janë të rrezikshëm sidomos nga krahët dhe në sulm. Por besoj ne i kemi aftësitë për t’i mposhtur. Nuk ka sesi, përderisa përfaqësuesja shqiptare ka katër pikë, po aq sa ne. Megjithatë, ne e ndjejmë veten përfaqësuesja më e fortë e botës. Shqipëria është një kundërshtar që duhet ta respektojmë, por gjithmonë me ambicien për të fituar. Le të japim një përgjigje të mirë në fushë”, - përfundon Kristiano Ronaldo.
Afrika e Jugut 2010
EVROPA
GRUPI 1
Maltë-Hungari 19.30
Portugali- Shqipëri 21.45
GRUPI 2
Letoni-Izrael 18.00
Luksemburg- Moldavi 20.15
Greqi-Zvicër 20.30
GRUPI 3
Çeki-Slloveni 17.30
Sllovaki-Poloni 20.30
Irland.V-San Marino 20.45
GRUPI 4
Rusi-Finlandë 17.00
Gjermani-Uells 20.45
GRUPI 5
Bosnje/Herc.-Armenia 20.15
Estoni-Turqi 20.30
Belgjikë-Spanjë 20.45
GRUPI 6
Kroaci-Andorra 20.15
Bjellorusi-Angli 20.30
GRUPI 7
Lituani- Ishujt Faroe 18.00
Austria-Serbia 20.30
GRUPI 8
Gjeorgji-Bullgari 18.30
Irland-Qipro 20.45
Itali-Mali i Zi 20.50
GRUPI 9
Norvegji-Holandë 19.00
Island-Maqedonia 20.00
AMERIKA E JUGUT
Paraguaj-Peru 23.10
Kili-Argjentinë 02.15
Brazil-Kolumbi 03.00
Venezuelë-Ekuador 03.00
15 Tetor 2008