E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet grabitësi i dyqanit të armëve në Tiranë

 

TIRANE - Bie në pranga njëri nga autorët e grabitjes së dyqanit të armëve në qendër të kryeqytetit, ndërsa i dyshuari i dytë shpallet në kërkim. Ilir Sinani, 32 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar nga policia e komisariatit nr.3 në kryeqytet dhe seksioni i hetimit të krimeve, me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim. Sipas burimeve zyrtare, 32-vjeçari Sinai nga Tepelena, është identifikuar prej hetuesve të policisë, si autor i vjedhjes së kryer në dyqanin e armëve të gjahut, në bulevardin "Zogu i Parë", pas nënstacionit elektrik. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, duke u gdhirë e premte kur dy persona kanë hyrë në ambientet e dyqanit dhe kanë mundur të marrin që andej 4 armë gjahu. Personat u identifikuan falë këqyrjes së vendit të ngjarjes, ku ekspertët mundën të siguronin gjurmët e të dy autorëve të dyshuar të vjedhjes. Pas veprimeve, policia arrestoi Sinanin me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim dhe mbajtjes pa leje të armëve të gjahut. Policia ka shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtorin e dytë, i cili gjithashtu është identifikuar në bazë të gjurmëve të administruara nga ekspertët në vendin e ngjarjes. Autorët kishin thyer derën e jashtme dhe më pas armaturat me fasadë xhami, ku edhe janë gjetur gjurmët.                                                                 d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›