Hana: Përmirësim të pagave në shëndetësi
Drejtoresha e ISKSH-së, në takimin me përfaqësuesit e shëndetësisë, vuri theksin te përmirësimi i mëtejshëm i sistemit të pagesave në shërbimin parësor. Kjo duke favorizuar financimin për indikatorët e performancës, 10% e pagesës dhe të bonusit, 5% e pagesës, në krahasim me pagesat fikse prej 85%.
Sa i takon shërbimit spitalor, drejtoresha e ISKSH-së evidentoi si mjaft efikas vendimin për përdorimin e të ardhurave dytësore plotësisht për nevojat e spitalit.
Lidhur me sfidat për konsolidimin e reformës në spitalor, Hana vuri theksin te përmirësimi i sistemit të kontributeve dhe të bashkëpagesave të skemës së sigurimeve, rritja e aksesit të të siguruarve në përfitimin e paketave të shërbimeve të ofruara me kontraktuesit e shërbimit publik, si dhe krijimi i mundësive të kontraktimit me ofrues privatë. "Kemi bashkëfinancim për disa shërbime si për ekzaminimet treciare (10%) kjo do të funksionojë dhe më tej. Duam ta shtrijmë këtë dhe në shërbime të tjera, të cilat i janë lënë vullnetit të parave informale pra pacientët paguajnë në mënyrë informale", sqaroi kreu i ISKSH-së. Sipas saj, ndër objektivat e shëndetësisë është formalizimi i gjithçkaje, duke përfshirë këtu pagesën që vjen nga ISKSH te mjekët për shërbime të veçanta, por dhe pagesën që vjen nga pacientët te mjekët.
L.Mixha