Shërbimi postar, pikë transite në Durrës
Posta Shqiptare do të ndihmohet nga Posta Italiane në fushën e Teknologjisë së Informacionit, në fillim të nisjes së një projekti të ri. Së shpejti, Posta Shqiptare do të jetë pjesë në fushën e shërbimeve financiare dhe monitorimin e shërbimeve postare online. Në kuadrin e konkretizimit të memorandumit të bashkëpunimit mes Drejtorisë së Postave Shqiptare dhe asaj Italiane, drejtori i Postës Shqiptare, Arqile Gore, zhvilloi një takim me një grup përfaqësie specialistësh të ekonomisë dhe transportit të Italisë. Palët diskutuan për zbatimin e projekteve ambicioze në të ardhshmen dhe përmirësimin e shërbimit postar në Shqipëri, me asistencën e vendit fqinj. Në këtë takim u firmos edhe marrëveshja për certifikimin elektronik.
Pjesë e diskutimit që u zhvillua mes palëve ishte çështja lidhur me një shërbim që mund t‘iu vihet në dispozicion të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali.
Bëhet fjalë për ngritjen e një pike transite të përbashkët në qytetin e Durrësit dhe futjes në eficencë të shërbimit postar të transportit detar që dikur ka qenë shumë i përhapur.
Po ashtu transferimi i parave me celular do të jenë një nga prioritetet afatshkurta për konkretizim.