Rritja e euros, zgjidhja do të gjendet mes tri palëve
Rritja e çmimit të euros dhe kriza e barnave në treg si pasojë e zhvlerësimit të lekut është bërë e ditur nga grosistët, farmacistët e të gjithë aktorët e tjerë lidhur me tregtimin e barnave. Për shkak të rritjes së çmimit të euros, furnizuesit e medikamenteve kanë shprehur se shumë shpejt do të mund të përfshihemi në një krizë në tregun farmaceutik. Kjo krizë do të nisë nga bllokimi i importit të barnave, e cila do të sjellë ngritje të situatës në farmacitë e të gjithë vendit dhe probleme edhe më të thella për sa i takon listës së barnave me rimbursim.
Nisur nga kjo dhe alarmi i dhënë nga Shoqata e Grosistëve, si dhe Urdhri i Farmacistëve, ministri i Shëndetësisë dhe drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, do të presin në një takim një përfaqësi të grosistëve. Do të flitet për problemet dhe daljen nga ngërçi duke dhënë alternativa zgjidhjeje apo duke propozuar mënyra të caktuara për zgjidhje të problemit. "Kjo është një çështje prioritare për Ministrinë e Shëndetësisë, ku sigurisht të pranishëm duhet të jenë dhe ekspertë të Ministrisë së Financave duke qenë se konvertimi i euros është kompetencë e Ministrisë së Financave", sqaroi zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë. Mbajtja e pandryshuar nga qeveria, e kursit të këmbimit valutor vetëm për barnat që importohen, ka një risk të lartë për stopimin e importit të tyre në një të ardhme shumë të afërt. Sipas vendimit nr. 56, datë 28.01.2005 të Këshillit të Ministrave si referencë për ndryshimin e kursit të këmbimit valutor, merret kursi mesatar i Bankës së Shqipërisë në gjashtëmujorin e fundit. Mbështetur në këtë vendim, ky kurs vazhdon të qëndrojë në raportin e këmbimit: 1 euro me 123.2 lekë dhe 1$ me 90.31 lekë. Kërkesat që i janë drejtuar dikasterit të Ministrisë së Shëndetësisë, ka qenë përgatitja e një projektvendimi, arritja e një marrëveshjeje për sa u takon barnave me rimbursim.
L.Mixha