E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hani i Hotit, pranga zviceranit, dyshohet për trafik makinash



Malësi e Madhe - Policia e pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit ka ndaluar te enjten një shtetas zviceran, pasi dyshohet për “trafikim të mjeteve motorike”. Burime nga policia e Malësisë së Madhe thanë për gazetën “Albania” se shtetasi zviceran, Roland Butikofer, 53 vjeç, u ndalua dje në mesditë, pasi dyshohet për “trafikim të mjeteve motorike”. Sipas të njëjtit burim, mësohet se shtetasi zviceran, Butikofer, ka hyrë tetë herë nga pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit me automjete dhe ka dalë pa këto mjete nëpërmjet Aeroportit ndërkombëtar të Rinasit. Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit të Shkodrës për hetime të mëtejshme.

2 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›