Kosovë, Sejdiu dhe Thaçi vizitë në Britaninë e Madhe
Prishtinë (start)- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni do nisen gjatë kësaj të mërkure për në Londër. Gjatë ditës së nesërme, personalitetet e shtetit të Kosovës do të zhvillojnë një takim me kryeministrin e Britanisë së Madhe Gordon Braun dhe me sekretarin britanik të Punëve të Jashtme, David Miliband.