Kreu i FFM, Haxhiristeski vizite zyrare ne Kosove

RESHAT IBRAHIMI - Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Harallampije Haxhiristeski në muajin nëntor do t’i bëjë një vizitë Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti Haxhiristeski, në një bisedë ekskluzive për “Lajm”.
“Me Fadil Vokrrin kam marrëdhënie të shkëlqyeshme. Që kur ishte ai në vizitë në Federatën tonë, pata marrë ftesën për të vizituar Kosovën. Dhe një gjë të tillë do ta realizojë në javën e tretë të nëntorit. Të jem më i saktë, më 19 nëntor Maqedonia do të zhvillojë miqësore me Malin e Zi dhe pas këtij takimi unë me disa bashkëpunëtorë do të vizitojmë Prishtinën”, është shprehur kryetari i FFM-së, Haxhiristeski.
I pyetur për qëllimin e vizitës presidenti i FFM-së theksoi se takimi do të ketë karakter miqësorë. “I kam premtuar Fadilit se do të vijë në Prishtinë. Dëshirojmë të thellojmë bashkëpunimin midis dy federatave tona, sepse jemi fqinjë dhe raportet duhet të jenë në nivel të lartë. Në të ardhmen planifikojmë të zhvillojmë edhe ndeshje miqësore, por duhet presim që së pari Kosova të bëhet pjesë e UEFA-së dhe FIFA-së.
Në momentin që do të pranohet do të vëmë kontakte për zhvillimin e ndonjë ndeshje midis dy reprezentacioneve. Kjo nuk është fare problem”, shtoi ai. Të rikujtojmë se drejtuesit e FFK-së, në krye me Fadil Vokrrin në muajin mars të këtij viti vizituan FFM-së, ku nga kjo e fundit patëm marrë mbështetje për një bashkëpunim të sinqertë në të gjitha nivelet e futbollit.
FFM nuk di për miqësore me Republikën Serbe
Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) është befasuar nga lajmi se Maqedonia dhe e ashtuquajtura Republika Serbe do të zhvillojnë lojë miqësore me 5 nëntor në Banja Lluka. “Në FFM nuk ka ardhur asnjë ftesë. Ndoshta ka qenë dëshirë e tyre që të zhvillojnë ndeshje me Maqedoninë, por në zyrat tona nuk ka arritur asgjë. Për zhvillimin e një ndeshje të tillë duhet të marrim dritë jeshile nga Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës. Më 6 tetor në Gjenevë jemi takuar me drejtuesit e Federatës së BeH dhe nuk morëm ndonjë informacion. Ne s’guxojmë të luajmë me Republikën Serbe, sepse nuk janë pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s”, sqaroi kryetari i FFM-së, Haxhiristeski.
E Premte, 31 Tetor 2008