Të artat e notarit Sidni Hoxha

Bledar KUKA
TIRANË – Ditën e fundit prenë biletën e avionit Podgoricë-Beograd dhe paguan vizat. Gjithsej 320 euro. Trajneri Shpëtim Hoxha shkoi me makinë deri në kryeqytetin malazias së bashku me djalin e tij notar, Sidnin dhe notarin tjetër Jon Pepaj dhe pastaj të tre morën avionin për në kryeqytetin e Serbisë. Atje shkonin për të përfaqësuar Shqipërinë, ndonëse me emrin e skuadrës TDS.
Në përfundim të aktivitetit (përkujtimori “Ante Lambasha), Sidni Hoxha 16-vjeçar u shpall notari më i mirë duke fituar katër medalje ari dhe dy argjendi (për të rinj dhe të rritur), ndërsa Jon Pepaj 17-vjeçar fitoi disa medalje argjendi dhe bronzi. “Dy vjet më parë, notari më i mirë i memorialit u shpall i njohuri serb, Çaviç, ndërsa tani Sidni”, - thotë Shpëtimi.
“Gjithçka e kemi bërë në mënyrë private, - vazhdon trajneri-baba, - madje federatën e lajmëruam në fund fare, thjesht sepse mund të na dënonte pse nuk po e lajmëronim, ndërsa vizat i nxorrëm vetë, biletat i paguam me të shtrenjtë sepse i premë ditën e fundit nga mungesa e garancisë për vizat”.
“Nuk mbeti kush pa më marrë në telefon, - thotë Hoxha, - dhe më bëhet qejfi sepse kjo është kënaqësia që merr një trajner dhe një prind. Vetëm presidenti i Federatës dhe sekretarja e federatës nuk janë kujtuar të më marrin në telefon”.
Edhe trajneri i njohur i notit, Sulejman Poda me 40 vjet karrierë në këtë sport, pohon se interesimi nga ana e krerëve të federatës është në nivelet minimale. “As nuk u interesuan fare që Sidni Hoxha dhe Jon Pepa kishin garë”, - shprehet ai.
Në pishinën “SRC Vraçar” të klubit të notit Beograd, Hoxha arriti një rezultat shumë më të mirë sesa ai që i dha vendin e 62-të në Olimpiadën e Pekinit (duke qenë vetëm 15 vjeç), sepse nga 24”56 garoi në 23”79, që është rekordi i ri i Shqipërisë për të rritur. Bëhet fjalë për 50 metrat stil i lirë. Në garën e 100 metrave stil i lirë ai vendosi kohën 53”21, në 50 metra shpinë 28”52 dhe në 200 metra katërnotim 2’21”62. Kjo ishte e vetmja garë ku ai doli i dyti.
Trajneri Hoxha tregon se e ka shumë të vështirë që të punojë me të birin si notar profesionist. “Për këtë duhen dy stërvitje në ditë, regjim ushqimi i përcaktuar mirë, por me kushtet që kemi nuk e arrijmë dot”, - tregon ai. Përse?
“Detyrohemi të shkojmë të stërvitemi në një pishinë në Durrës, që është shumë e mirë, por është larg, - sqaron, - Unë kam edhe punë të tjera dhe nuk kam mundësi fizike që të shkoj jo dy herë në ditë, por as përditë në Durrës. Shpenzimi është gjithashtu problem, shkon 20 000 lekë të vjetra seanca, me pagesë pishine, karburant për makinën etj.”. Në Tiranë ekziston një pishinë e mirë, por Sidni nuk mund të stërvitet aty, të paktën siç thotë i ati.
“Jam shumë i mërzitur dhe i lodhur, ndërsa duhej të ishte krejt e kundërta meqë Sidni fitoi medaljet në Beograd dhe u shpall më i miri, por nuk kemi ç’të bëjmë, tani të mendojmë për kampionatin evropian për të rritur që zhvillohet nga 11 deri 14 dhjetor të këtij viti në Rijekë”, - përfundon babai-trajner Shpëtim Hoxha.
E Premte, 31 Tetor 2008