Linden: Presion mbi ata, që akoma nuk përmbushin standardet tona

17/05/2005 Presidenti Moisiu nis takimet në samitin e vendeve të Këshillit të Evropës
Në seancën e parë të takimit të kryetarëve të shteteve, që janë pjesë e Këshillit të Evropës, është theksuar nevoja për forcimin e bashkëpunimit në Evropë. Për këtë është theksuar se presioni ndaj vendeve, që nuk plotësojnë standardet, do të jetë akoma më i madh. Kryetari i Asamblesë Parlamentare të KE-së, Van Der Linden, në fjalën e rastit tha se “ne nuk mund të gjejmë një instrument më të mirë për forcimin e unitetit të Evropës të bazuar në vlera të përbashkëta sesa KE-së. Vlerat tona nuk duhet të jenë deklarative. Ne duhet të ndihmojmë ata që nuk munden dhe të bëjmë presion mbi ata, që akoma nuk përmbushin standardet tona dhe detyrimet e angazhimet e tyre". Në këtë samit ka marrë pjesë dhe Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, i cili dje ka zhvilluar një sërë takimesh.
Takimet
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, zhvilloi dje në Varshavë një takim me Presidenten e Republikës së Finlandës, Tarja Halonen. Moisiu në bisedë me Halonen vuri në dukje dëshirën për zhvillimin e marrëdhënieve me Finlandën në fusha me interes të përbashkët dhe për rritjen e kontakteve në të gjitha nivelet. "Kompanitë finlandeze do të ishin të mirëpritura për të investuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare dhe hartimi i legjislacionit përkatës do të garantonte këto investime", tha Moisiu. Ai theksoi se Shqipëria beson në mbështetejen e Finlandës në proceset e saj integruese në NATO dhe BE. Ndërsa Presidentja e Finlandës tha se “ne kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë me Shqipërinë dhe e kemi mbështetur procesin integrues”. Ajo i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit shqiptar për të vizituar vendin tonë. “Që të kemi një Evropë të hapur e demokratike duhet të inkurajojmë çdo vend të veçantë, që promovon demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, tha ajo. Presidenti Alfred Moisiu zhvilloi gjithashtu një takim me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Alijev. Në bisedë është evidentuar fakti që të dy vendet kanë një të kaluar të ngjashme, se të dy përballen me vështirësi në periudhën e transformimit nga socializmi në ekonominë e tregut dhe se aktualisht janë anëtare të KE-së dhe synojnë të integrohen në familjen evropiane.
Qëndrimi
Në qëndrimet e tij, Presidenti Moisiu theksoi rëndësinë e zgjedhjeve, që do të zhvillohen më 3 korrik në Shqipëri për stabilitetin politik në vend, për vazhdimin e reformave e procesin integrues dhe vlerësoi vëzhgimin e tyre nga faktori ndërkombëtar.
Lidhur me Kosovën, kreu i shtetit theksoi qëndrimin e njohur të tij dhe tha se viti 2005 është viti i vlerësimit të standardeve dhe i fillimit të bisedimeve për statusin final, pasi përcaktimi i statusit përfundimtar të saj do të gjenerojë stabilitet, paqe e siguri jo vetëm brenda për brenda Kosovës, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.