E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provimet e Maturës, skadon afati i dorëzimit të ankesave

Autori i Lajmit: red.
Ka mbaruar dhe afati i dorëzimit të ankesave të maturantëve në lidhje me rishikimin e pikëve të tyre. Aktualisht, ka përfunduar afati i përcaktuar për depozitimin e ankesave për të gjithë ata maturantë, që kanë gjetur pasaktësi në rezultatet e publikuara në librin e parë të transparencës. Megjithatë, sipas specialistëve, edhe këto ankesa do të shqyrtohen. Në datën 10 shtator do të bëhet publike renditja e kandidatëve fitues, sipas degëve dhe kuotave të përcaktuara për universitetet publike të vendit, bënë të ditur burime zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës (MASH). Specialistët e MASH-it pohojnë se maturantët duhet të bëjnë kujdes me plotësimin e afateve të përcaktuara në rregullore për regjistrimin në degët e fituara. Nëse nuk respektohen afatet e përcaktuara, ata mund të humbasin të drejtën e ndjekjes së studimeve në universitet, edhe pse mund të kenë marrë pikët maksimale në preferencat e kërkuara. Sipas rregullores së publikuar nga MASH, regjistrimi i kandidatëve fitues do të kryhet si një vit më parë, në dy faza kryesore: regjistrimi paraprak dhe përfundimtar. Pas shpalljes së listës së fituesve me renditjen fillestare të të gjithë kandidatëve në programet e studimit (degët) përkatëse, ku janë shpallur fitues, bëhet regjistrimi paraprak pranë sekretarive në fakultetet e universiteteve publike.
Ky lajm është publikuar: 05/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›