E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapen 4 programe të reja punësimi

 

Rreth 200 milionë lekë për punësimin e grave, studentëve dhe personave që nuk kanë një diplomë. Këtë ka parashikuar Shërbimi Kombëtar i Punësimit për këtë vit. Janë 4 programe të reja, të cilat shkojnë paralelisht me strategjinë e punësimit dhe formimit profesional, në funksion të luftës kundër papunësisë dhe të balancimit të nivelit social. Lajmin e konfirmuan drejtuesit e SHKP-së.”Eshtë menduar që për këtë vit fondet për programet e nxitjes së punësimit të përdoren me efektivitet, atje ku plaga e papunësisë dhe mundësia për vendet e reja të punës është shumë e kufizuar”, sqarojnë ata. Për zbatimin e katër programeve të formimit profesional, SHKP u ka kërkuar të gjitha drejtorive rajonale të punësimit, që të paraqesin kërkesat e tyre për të tërhequr fonde, për realizimin e programeve të punësimit. Këtë vit do të mbështeten rreth 400 studentë në vend duke u siguruar një vend pune.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›