Pas 8 vjetësh tronditen themelet e Marrëveshjes së Ohrit
Më 13 gusht 2001 u firmos marrëveshja që uli tensionet mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Reagimet e faktorit ndërkombëtar, partive politike dhe ekspertëve për zbatimin e saj
Marrëveshja e Ohrit, për shumicën përbën një dokument që ktheu paqen në vend, i dha fund konfliktit të vitit 2001, vendosi kornizat e bashkëjetesës ndëretnike dhe perspektivës euroatlantike të Maqedonisë. Për shumë të tjerë, këtij dokumentit i ka kaluar koha dhe ka nevojë për një rishikim apo ndryshim të plotë, që do të rezultonte me një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve.
Mbështetja e të huajve
Tetë vite më pas, Marrëveshja e Ohrit vazhdon të gëzojë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar dhe të një pjese të madhe të partive të bllokut politik shqiptar dhe atij maqedonas, si kornizë e vetme për zhvillimin e vendit.
BE-ja dhe SHBA-ja, si garantues të saj, sipas pohimeve të përfaqësuesve të tyre në Maqedoni, mbeten mbështetja më e fuqishme dhe mendojnë se nuk ka nevojë për ri-përcaktim të saj, por theksojnë se është i domosdoshëm zbatimi i saj konsekuent.
"BE-ja vazhdon të mbështesë zbatimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, si instrumenti më i mirë për mbështetjen e stabilitetit dhe karakterit shumetnik të shtetit", - ka theksuar ambasadori evropian Ervan Fuerre, duke shtuar se bëhet fjalë për një proces të vazhdueshëm, i cili duhet të reflektohet në procesin e marrjes së vendimeve, në institucionet publike dhe në procesin arsimor.
Fuere mendon se nuk ka nevojë për marrëveshje të re kornizë. Por megjithatë, ai këmbëngul se në të vërtetë ka dobësi në zbatimin e saj dhe se është në interes të të gjitha bashkësive etnike në Maqedoni që të fokusohen në zbatimin e saj të tërësishëm.
"Marrëveshja e Ohrit është korniza, sipas së cilës shteti dhe qytetarët duhet të punojnë në mënyrë që të arrihet zhvillimi dhe një jetë më e mirë në Maqedoni, dhe SHBA-ja mbështet plotësisht implementimin e saj", thekson ambasadori amerikan, Philip Reeker.
Dy diplomatët mendojnë se në të ardhmen vëmendja duhet të përqendrohet në çështjet e parashikuara me marrëveshje, të cilat ende nuk janë përfunduar plotësisht, siç është decentralizimi, integrimi i bashkësive të tjera në sistemin arsimor dhe posaçërisht Ligji për gjuhët. Ato bëjnë thirrje për gjetjen e mënyrave për zbatimin efektiv të Marrëveshjes, përmes diskutimit të përbashkët të partive politike dhe grupeve të ndryshme etnike.
Qëndrimet e brendshme
Edhe zëvendëskryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdilaqim Ademi, në një intervistë për agjencinë maqedonase të lajmeve MIA me rastin e 8-vjetorit të nënshkrimit të saj, mendon se nuk ka nevojë për një marrëveshje të re kornizë, por përkundrazi, të gjithë duhet ta mbështesin zbatimin e marrëveshjes ekzistuese, e cila i dha fund një konflikti të brendshëm, përmban garanci ndërkombëtare dhe i hapi rrugën vendit për anëtarësim në NATO dhe BE.
Pohimet e PDSH-së, njëra nga nënshkrueset e marrëveshjes, se ajo është e tejkaluar dhe Maqedonisë i nevojitet një përcaktimi i ri i marrëdhënieve ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve, për Ademin janë të pabaza dhe përpjekje për të fituar kredo politike.
Sipas tij, deri tani është bërë punë e madhe për zbatimin e saj, por duhet të punohet edhe në të ardhmen, me qëllim që ajo t'i japë rezultatet e pritura.
Ekspertët e pavarur
Profesorët Vllado Popovski dhe Lubomir Fërçkoski, pjesëmarrës në përgatitjen e Marrëveshjes së Ohrit, gjithashtu ndajnë të njëjtin mendim se dokumenti po zbatohet në vazhdimësi dhe se ndryshimi i tij është i panevojshëm.
"Nëse hapet çështja e Marrëveshjes së Ohrit atëherë ajo nuk do të ekzistonte më. Atëherë mundet që secila çështje të hapej nga fillimi. Ky është rreziku. Prandaj Marrëveshja e Ohrit nuk duhet të ndryshohet", mendon Fërçkoski.
Për të, ajo që e shënon 8-vjetorin e marrëveshjes është siç thotë, gjendja tejet e çuditshme dhe e dobësuar politike në të cilën po zbatohet dhe për këtë fajëson qeverinë për qëndrimin e saj jo të sinqertë ndaj dokumentit.
Lidhur me çështjen e gjuhëve është vendosur që në Marrëveshjen e Ohrit edhe në Kushtetutë kjo pjesë është rregulluar në mënyrë të saktë dhe se duhet të realizohet përmes Ligjit për gjuhët. Dygjuhësia e tërësishme e dokumenteve, duke përfshirë edhe përdorimin e gjuhës shqipe në komunikimin zyrtar në Qeveri dhe dokumentet është jashtë Marrëveshjes së Ohrit.
Sipas tij, ajo që mbetet për t'u realizuar, është që të ndryshohet mënyra e rekrutimit politik të pjesëtarëve të bashkësive të tjera në administratë, e cila rekomandon të zhvillohet me monitorim ndërkombëtar, që të shmanget rrezikut nga partizimi i saj.
Sipas Popovskit, është e saktë se Marrëveshja e Ohrit nuk është zbatuar në tërësi, por po ndërmerren hapa konkretë në këtë drejtim. Në mënyrë intensive po punohet që të arrihet përfaqësimi përkatës i shqiptarëve në administratën publike dhe shtetërore, i cili nga vetëm gjashtë për qind në vitin 2001, sot përfaqëson 16 për qind.
Në planin e përdorimit të gjuhëve duhet të sigurohen përkthyes dhe mjete teknike në komunat, që përdorimi të mos jetë vetëm formal-juridik. Sipas tij, propozimi i PDSH-së për marrëveshje të re është legjitim pasi bëhet fjalë për parti politike, por mendon se ata nuk kanë dhënë argumente pse nuk janë të kënaqur nga marrëveshja ekzistuese. Mendon se nuk ka nevojë për marrëveshje të re, dhe se ka kapacitet për realizimin e tërësishëm dhe prandaj secila thirrje negative është e panevojshme.
Albert Musliu, analist politik dhe drejtor ekzekutiv i OJQ-së Asociacioni për Nisma Demokratike (AID), vlerëson se edhe pse Marrëveshja e Ohrit është dokument mbi të cilin duhet të ndërtohet mirëqenia e re ndëretnike, ai shpesh ka qenë rast për tensione politike ndërmjet partive, ndërsa asnjëra nga të dyja palët, ajo maqedonase dhe shqiptare, nuk e shohin si instrument për sigurimin e marrëdhënieve të relaksuara ndëretnike. Reagimet më të shpeshta të partive, thotë janë përqendruar te zbatimi i ligjeve.
Kjo, sipas Musliut, më shumë shihet edhe nga deklaratat zyrtare të përfaqësuesve të partive politike të bllokut shqiptar dhe varësisht se cila parti është në pushtet, e cila është në opozitë. Megjithatë, më evidente është se reagojnë në zbatimin dhe sjelljen e ligjeve si ai për parlamentin, për përdorimin e gjuhës shqipe, ligjin për vetëqeverisje lokale, ndërsa më shumë reagime për ligjin për gjuhët.
Lidhur me kërkesat për ripërcaktimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musliu konsideron se partitë politike duhet të vetëdijësohen dhe së bashku të sjellin konkludim, se çka do të thotë Marrëveshja e Ohrit për Maqedoninë, meqenëse, siç thotë, ajo nuk mund të jetë produktive, nëse të dyja palët shohin ndryshe ndaj saj.
Në prag të 8-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Menduh Thaçi, lideri i PDSH-së, si njëra nga partitë nënshkruese të dokumentit, ndërkaq, doli me qëndrim se ajo është jo-funksionale dhe e shkatërruar. Ai paralajmëroi se grupi i tij parlamentar do të bojkotojë seancat e Kuvendit duke filluar që prej javës së ardhshme.
Historia e marrëveshjes
Marrëveshja e Ohrit me të cilën iu dha fund konfliktit disamujor në Republikën e Maqedonisë u nënshkrua më 13 gusht të vitit 2001. Dokumentin, pas harmonizimit disaditor në Ohër, në Shkup, e nënshkruan presidenti i atëhershëm i shtetit Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Lubço Gjeorgjevski dhe lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski, i PDSH-së, Arben Xhaferri dhe i PPD-së, Imer Imeri. Në cilësinë e garantuesve, dokumentin e nënshkruan edhe përfaqësuesit e posaçëm të BE-së dhe të SHBA-së, Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju.
Burimi: MIA
13 Gusht 2009